PD/ Duma : Rama përgjegjës, për aferrën korruptive të Skavicës

0
122

 

dddddddddddddddPartia Demokratike ka denoncuar sërish sot koncesionin e dhënë kompanisë turke për hidrocentralin e ‘Skavicës’. Në një deklaratë për mediat, Sekretaria për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma tha se projekti më i madh energjetik në vend, ai i ‘Skavicës’ është një tjetër aferë korruptive e Qeverisë dhe për këtë akuzoi Kryeministrin Rama.

“Partia Demokratike e denoncoi këtë aferë të Edi Ramës, ditën kur ai shkoi në Turqi dhe bëri bisedimet private, sekrete. Atëkohë, qeveria e mohoi, por më vonë, Arben Ahmetaj e pranoi në ekran aferën e Ramës, me krenari madje si bum investimi”, denoncoi Duma. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD adresoi edhe disa pyetje për Qeverinë në lidhje me koncesionin e Qeverisë për projektin e Skavicës.

-Kur qeveria e mori vendimin me 23 dhjetor, tia japë skavicën firmës turke, pa garë, pa transparencë, përse e mbajti të fshehur dhe e shpalli me 7 janar?

-Kush janë zyrtarët e tjerë të qeverisë, që kanë vijuar negociatat sekrete të Edi Ramës me kompaninë turke?

-Përse vendimin e shpall kompania turke, përpara se sa ta bëjë publike qeveria shqiptare?

-Dhe, a është firma e përzgjedhur nga Edi Rama, në listën e zezë për shkak të aktiviteteve të saj të dyshimta, e shpallur si e tillë nga autoritetet turke dhe ndërkombëtare?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency