Kinema/Filmi ‘Shok’, i regjisorit Jamie Donoughe, sukses të jashtëzakonshëm

0
144

 

7Një nga filmat më të përmendur të kohëve të fundit është filmi “Shok” i regjisorit Jamie Donoughe. Pas sukseseve të arritura në dhjetëra festivale ndërkombëtare duke fituar 14 çmime të rëndësishme, filmi “Shok” ka arritur të hyjë në listën e ngushtë prej 10 filmave si kandidat për çmimin “Best Live Action Short Film” në Akademinë Oscars, ku nga kjo listë me datën 14 janar do të shpallen 5 filmat e nominuar. Në faqen zyrtare të këtij filmi në rrjetin social Facebook ekipi i filmit ka shpërndarë një video të realizuar nëpër festivale të ndryshme ku “Shok” është shfaqur, duke mbledhur kështu përshtypjet e anëtarëve të jurive dhe shikuesve që e kanë parë. Shumica prej tyre kanë thënë se ky film u ka mësuar një pjesë të pa njohur të asaj historie. Njëra nga shikueset ka thënë gjatë kohës kur po ndodhte lufta në Kosovë ajo jetonte në SHBA dhe vetëm pasi që shikoi filmin “Shok” kuptoi sa pak ka ditur për atë që po ndodhte vërtet, shkruan Kosovalive. Filmi është cilësuar gjithashtu si universal që shfaq konfliktin që ndodhë kudo në botë. “Shok” është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë. Në këtë film luajnë Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj. “Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency