E papërgatitur/Qeverinë e gjunjëzon edhe ndryshimi më i vogël i motit

0
116

 

 

p5.700 hektarë tokë u përmbytën në mënyrë të përsëritur, në buxhet qeveria ka përcaktuar 3 miliardë lekë si fond kontigjencë, nga mbi 4 miliardë lekë vitet e kaluara

 

Ervin Kaduku

 

Mbi 5.7300 hektarë tokë në të gjithë vendin janë përmbytur në 48 orët e fundit si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të shiut. Ministria e Bujqësisë bën me dije se, gjatë dy ditëve të fundit ka pasur rritje të prurjeve të lumenjeve dhe përrenjeve malorë e për pasojë edhe përmbytje të tokave bujqësore. Lumenjtë Drin i Zi në zonën e Bulqizës, Ishëm dhe Zezë ne zonën e Fushë Krujës dhe Erzeni dolën nga shtretërit e tyre. Sipërfaqja e përmbytur në zonën e Lezhës arriti në rreth 1500 ha, ndërsa në zonën e Ishmit rreth 300 ha. Në zonën e Elbasanit, në ish-­komunën Shushicë niveli i ujit ne një rezervuar kaparceu kurorën e digës, por me masat e marra nga Bordi i Kullimit Elbasan situata u normalizua plotësisht pa asnjë pasojë. Prurjet në lumin e Shkumbinit arritën nivele maksimale, u dëmtua një argjnature mbrojtëse në zonën e Çermës, Lushnje, duke bëre që uji të perhapet me shpejtësi në një siperfaqe prej rreth 500 ha.

Aktualisht është duke u punuar për riparimin e saj edhe me ndihmën e forcave të ushtrisë. Po kështu, nga dalja nga shtrati e lumit të Erzenit u shkaktuan përmbytje në rreth 3000 ha tokë. Ministria e Bujqësisë bën me dije se po vijon tërheqja e ujrave, ndërsa theksonse të gjithë hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plote dhe nuk ka munguar furnizimi me energji elektrike. Nga Bordet e Kullimit po monitorohen pa nderprerje argjinaturat mbrojtëse dhe digat e rezervuareve në të gjithë territorin e vendit duke marrë edhe masat përkatëse në zonat më të rrezikuara.

Ndërkaq, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar bëhet me dije se përsa i përket rrugëve, situata është drejt normalizimit, ndërsa në Qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë i bllokuar aksi Qafë Shllak ­ Fierzë, për shkak të një shkëputjeje të trupit të rrugës. Në Rajonin e Tiranës, po vazhdon puna për pastrimin e plotë të shkarjes masive në Xibrakë dhe rezultojnë të bllokuara segmenti rrugor Banjë ­ Drizë, kurse segmentet Elbasan ­ Gjinar dhe Drizë ­ Gramsh janë me një kalim. Në akset e Qarkut të Tiranës, problematike është situata në Dobresh dhe qarkullimi është i bllokuar në aksin e vjetër Tiranë ­ Elbasan. Qarkullimi kryhet nga aksi i ri. Në aksin Qafë Priskë ­ Shëngjergj qarkullimi kryhet me një kalim, si pasojë e shembjes së trupit të rrugës.

 

Zhgënjen shteti

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për vitin 2016, buxheti ka vënë në dispozicion të emergjencave civile vetëm 144.9 milionë lekë nga 779 milionë lekë që ishte një vit më parë. Madje të dhënat tregojnë se financimet për emergjencat civile kanë ardhur në ulje nga viti në vit.
Fondi i emergjencave civile është mekanizmi i parë financiar, i cili përdoret për të asistuar familjet e prekura nga katastrofat. Nëse ky fond nuk mjafton atëherë buxheti ka një tjetër zë për të ndihmuar dhe dëmshpërblyer familjet e prekura. Ky është fondi i kontigjencës, por edhe ai është rrudhur.
Në buxhetin e këtij vitit qeveria ka përcaktuar 3 miliardë lekë ose 0.2 për qind e Prodhimit Kombëtar si fond kontigjencë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, përjashto vitin 2013, ky është niveli më i ulët i kontigjencave buxhetore gjatë 8 viteve të fundit.
Në vitet e kaluara ky zë ka qenë minimalisht mbi 4 miliardë lekë ose me kursin e atëhershëm mbi 40 milionë dollarë.
Përveç ndihmës financiare në rast emergjerncsh, fondi i kontigjencës është garancia që ruan buxhetin nga shpenzimet e paparashikuara. Përmbytjet që në ditët e para të vitit, nëse do të çojnë në prekjen e këtij fondi e lënë buxhetit më të ekspozuar ndaj risqeve gjatë muajve të ardhshëm, jo vetëm atyre që lidhen me katastrofat natyrore, por edhe rreziqeve që kanë të bëjnë me performancën fiskale, përkatësisht mosrealizimin e të ardhurave.

 

Alarmi i HEC-eve

Teksa reshjet kanë nisur të përqendrohen me intensitet në vetëm disa ditë, përmbytjet janë shtuar dhe vëmendja për mirëmbajtjen e HEC-ve në lumin në Drin është shtuar.
Duke raportuar për gjendjen e HEC-ve, KESH shpjegon se në HEC-in e Fierzës mbeten problem rrotat e punës së turbinave 1 dhe 3, të cilat nuk janë zëvendësuar me rehabilitimin e Hidrocentralit.
HEC-Fierzë është parashikuar si vepër e klasit të parë përsa i përket rrezikshmërisë, shpjegon KESH. Diga e Fierzës është projektuar për prurje maksimale llogaritëse në periudhën e reshjeve 1 herë në 10 mijë vjet 6100 metër kub për sekondë dhe për prurje maksimale kontrolluese në periudhën e reshjeve 1 herë në 10 mijë vjet (9600 metër kub për sekondë).
Gjithashtu gjeneratorët e agregateve veçanërisht Ag-2 shfaqin rritje të temperaturave me rreth 12 gradë mbi normalen dhe kanë nevojë rehabilitimi me zëvendësim të nuklit të pështjellave.
Në vitin 2012 KESH përfundoi investimin 30 milionë euro për rehabilitimin e dy turbinave të hidrocentralit të Fierzës. Investimi i kryer me ndihmën e donatorëve dhe burimeve të KESH-it bëri të mundur rritjen e prodhimit të energjisë elektrike me 2 për qind, por edhe pse të amortizuara rrotat e turbinave 1 dhe 3 nuk u ndërruan.
Sakaq KESH bën të ditur se, gjatë viteve të shfrytëzimit të HEC Firezë, me burimet e KESH janë kryer ndërhyrje për për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e pajisjeve elektromekanike të agregateve nga të cilat. Janë bërë riparime dhe saldime të varjeve dhe kavitacioneve të lopatave të aparatit drejtues dhe rrotës së punës në turbinat 1 dhe 3, punim i cili ka përmirësuar kushtet e shfrytëzimit.
Hidrocentrali i Fierzës është i tipit me digë të rezervuar. Diga është me mbushje gurësh dhe bërthamë argjile. Diga është 161.5 metër e lartë dhe 380 metër e gjatë, gjerësia e digës shkon në 576 metër në bazamentin e saj në 13 metër në kreshtën e digës. Diga e Fierzë kur u nderua ishte e e dyta e këtij lloji në Europë për nga lartësia e saj. Ajo ka një volum prej 8 milionë metër kubë dhe krijon një rezervuar me një volum prej 2.7 miliardë metër kub ujë në një sipërfaqe 72 km katror. Punimet për ndërtimin e HEC-it nisën në vitin 1970 dhe në 1978 u vu në punë turbina e parë. HEC-i u vu në punë me kapacitet të plotë në vitin 1980.
Fierza u ndërtua me pajisje të ardhura nga Kina por mbi konceptet e inxhinierëve shqiptarë dhe për ndërtimin e saj u angazhuan 14 mijë punonjës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency