Pas ndryshimeve të pronarëve / Çfarë po ndodh në Top- Channel?

0
193

 

nnnÇfarë po ndodh në televizionin kombëtar Top Channel? Pas ndryshimeve të pronësisë,

ku tani më Vjollca Hoxha është pronarja e ligjshme (sipas dokumenteve në QKR), ditën e sotme ka pasur zhvillime të reja.

Mësohet se gjatë ditës së sotme është dorëhequr drejtori i prodhimit Adrian Proko, i cili njihej si krahu i djathtë i drejtorit të përgjithshëm të larguar në fund të vitit 2015, Enkelejd Joti. Por nuk mbaron me kaq.

Po gjatë ditës së sotme gjithashtu në detyrë nuk është paraqitur as stafi i departamentit të financës dhe ai i marketingut dhe drejtuesit e këtyre departamenteve. Nuk dihet nëse këta persona jenë larguar apo dorëhequr nga puna. Nuk është me e qartë se çfarë është duke ndodhur në Top Channel.

Pak ditë më parë ka pasur një mbledhje të aksionerëve të cilët kanë vendosur në krye të shoqërinë Vjollca Hoxhën, bashkëshorten e themeluesit të Top Channel, të ndarë nga jeta, Dritan Hoxha.

LEXO EDHE:

Top Channel ndryshon pronarët, tani është 100 %  Vjollca Hoxha /DOKUMENTET

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency