Eglantina Gjermeni/26 bashki kontrata me studiot për hartimin e planeve të përgjithshme vendore

0
132

eeMinistrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka bërë të ditur se, javën e ardhshme 26 bashki do të nënshkruajnë kontratat me studiot vendase e të huaja për hartimin për herë të parë të planeve të përgjithshme vendore. “Në takimin e parë me ambasadorin e ri të Italisë, në vendin tonë, Alberto Cutillo, kryediplomati I vendit fqinj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar nëpërmjet ekspertëve, për hartimin e këtyre planeve dhe jo vetëm”, shkruan Ministrja Gjermeni në në një postim në rjetin social “Facebook”. Gjermeni shpreh mirënjohje për mbështetjen që Italia ka dhënë deri më tani për procesin e integrimit, por edhe për projekte të tilla si, urbanizimi i zonave informale apo përpunimi i mbetjeve urbane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency