Për zgjedhje të parakohshme/Zbardhet plani i Bashës me strukturat. Ristani: Përmbysim qeverinë me revoltë popullore

0
104

PD dega Kukes

25- vjetori i krijimit të PD-së në Kukës, Noka: 2016-ta do jetë viti i përmbysjes së regjimit bastard të Edi Ramës që dhunon, varfëron dhe vjedh shqiptarët

Gëzim Saliu

Në kuadër të qëllimit të PD-së për zgjedhje të parakohshme, kreu i opozitës Lulzim Basha ka mobilizuar maksimalisht të gjitha strukturat e forcës më të madhe të së djathtës. Duke synuar që përmes protestave të arrijë objektivat për largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një ekzekutivi teknik, kryedemokrati ka vënë në lëvizje në këtë fillimvit strukturat e partisë në qendër dhe në bazë. Në të njëjtën linjë pritet që gjatë kësaj jave Basha të thërrasë sekretariatin e Partisë Demokratike për të diskutuar për aksionin e opozitës që do fokusohet tek protestat kundër qeverisë si edhe në forcimin e  strukturave në bazë. Për këtë kreu i demokratëve pritet të nxjerrë një urdhër  për kryetarët e degëve, ku do të kërkojë që  përveç mobilizmit të strukturave në disa degë të bëhen dhe zgjedhjet. Nga ana tjetër Basha ka kërkuar që deri në fund të muajit  shkurt të përfundojë i gjithë procesi për zgjedhjen e kryetarëve të forumit rinor në degë dhe të Lidhjes së Gruas. Opozita ka bërë të ditur përmes kryetarit të saj Basha se janari do jetë muaji i protestave të mëdha ku do të kërkohet largimi i qeverisë së majtë që ka sjellë sipas PD-së vetëm mjerim dhe varfëri për shqiptarët. “Janari i vitit të ardhshëm do të jetë janari i nisjes së aksionit më masiv antikorrupsion, aksionit më masiv politik dhe qytetar në këto 25 vite. Korrupsioni nuk duhet vetëm të ndëshkohet nga ligji. Prej 1 janarit qytetarët shqiptarë do ta arrestojnë korrupsionin në rrugë, në sheshe e kudo”, kishte pohuar kryedemokrati në fund të vitit 2015-ës.

Ristani e Noka në Kukës

Në përkujtimin e 25- vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike në Kukës, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force , Arben Ristani dhe deputeti i këtij qarku Flamur Noka deklaruan se qeveria do të largohet përmes protestave popullore. Ristani theksoi se nga Kukësi do të nis revolucioni demokratik për largimin e qeverisë dhe hapjen e një rruge të shpresës për shqiptarët. “Në 2013 socialistët fituan në Shqipëri dhe ngjyra blu ngeli në Kukës. Për këtë Kukësi dhe demokratët e Kukësit meritojnë mirënjohje. Unë shpresoj vërtetë që nga Kukësi ne do të nisim revolucionin demokratik, që ne këtë herë duhet patjetër këtë revoltë popullore në mënyrë demokratike për ta përmbysur këtë qeveri, e cila nuk është popullore dhe po ecën në një drejtim të gabuar me praktikën e saj antipopullore”,- pohoi ai. Ndërkohë duke folur për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, deputeti Flamur Noka e ka cilësuar 2016-tën si vit të përmbysjes së regjimit bastard të Edi Ramës që dhunon, varfëron dhe vjedh shqiptarët. “Ne sot jemi në opozitë me një qeveri që nuk është parë kurrë më parë. Ne sot kemi në pushtet një regjim kleptokrat që ka ardhur për të sunduar e dhunuar këtë popull. Një regjim bastardësh që njohin vetëm gjuhën e varfërimit të qytetarëve të vendit të tyre, që njeh vetëm gjuhën e terrorit dhe që shqiptarëve nuk u ka lënë asnjë alternativë përveç atij të burgut, varfërisë, skamjes dhe rrugët e Europës si të vetmen zgjidhje për të mbijetuar. Ky përvjetor duhet të shfrytëzohet për t’i bërë thirrje qytetarëve, demokratëve dhe çdo qytetari në Kukës dhe gjithë Shqipërinë, të bashkohemi rreth Partisë Demokratike sepse ky do të jetë viti i përmbysjes së këtij regjimi të kusarëve e kleptokratëve, të pinjollëve të diktaturës. Ky do të jetë viti kur ne sëbashku me qytetarët e këtij vendi do të mundësojmë rrëzimin e me revoltë dhe protesta të përditshme këtë qeveri dhe këtë klikë hajdutësh dhe banditësh që është në pushtet, dhe do të vendosim një qeveri teknike, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme ku shqiptarët do të kthejnë përsëri besimin tek Partia Demokratike.”, -theksoi Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency