Vendi vuan nga mungesa e energjisë elektrike

0
245

5Përveç problemeve nga përmbytjet, një pjesë vendit po vuan edhe mungesën e energjisë elektrike.

Sipas OSHEE, për shkak të motit të keq, janë shënuar avari në disa linja kryesore.

Janë aktualisht pa energji zona e Valiasit, Ibës dhe Shën Mërisë pranë Tiranës.

Mungon energjia në pjesë të disa fashtrave në Librazhd dhe Labinot.

Ndërprerje të energjisë raportohen dhe në Divjakë, rrethina të Vlorës, Kukës, Has, Bajram Curri, rrethina të Shkodrës dhe Burrelit.

OSHEE thotë se të gjitha grupet janë në terren dhe po punojnë për kthimin e energjisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency