Ekspertët për reformën/Anastasi: E mbyllim draftin brenda janarit, ja çfarë propozojmë për Kushtetuesen

0
136

 

AURELA-ANASTASINjë prej ekspertëve që është bërë pjesë e tryezës për të diskutuar draftin e reformës në drejtësi, Aurela Anastasi tha dje se formula për zgjedhjen e trupës anëtarëve të gjykatës Kushtetuese është ajo që parashikon kompetenca të ndara të organeve kushtetuese për emërimin e 1/3-ës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Si formulë deri tani, formula mbizotëruese është ajo që parashikon kompetenca të ndara të organeve kushtetuese për emërimin e një të tretës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ajo ka mbizotëruar dhe mbetet tani, 3+3+3 të zgjedhur nga Presidenti, Kuvendi dhe pushteti gjyqësor”, tha ekspertja e reformës në drejtësi. Më tej Anastasi bëri të ditur se dje u mbyll diskutimi për Gjykatën Kushtetuese për të vazhduar më tej me gjykatat e zakonshme. Ajo shprehu vullnetin e përfundimit të draftit brenda muajit janar, duke respektuar dhe kërkesën e Komisionit të Venecias.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency