Rriten masat e sigurisë / Policia e Shtetit ka arrestuar 24 persona për 12 orë

0
145

 

 

pooPolicia e Shtetit ka arrestuar 24 persona në të gjithë vendin për 12 orë në kuadër të masave të përforcuara ditën e djeshme për rritjen e sigurisë në vend pas bilancit tragjik të ditëve të para vitit 2016.

Sipas policisë, janë arrestuar në flagrancë 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 4 persona janë prangosur për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. Kurse 5 të tjerë janë arrestuar në flagrancë duke vjedhur.

“Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli ne akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe i atyre të frekuentuar nga persona me precedentë penalë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve te paligjshme, kapjen e personave në kërkim e atyre që qarkullojnë me arme pa leje, parandalimin e aksidenteve rrugore duke goditur çdo shkelje në këtë drejtim”, thotë policia.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency