Pranga 30 vjeçares dhunonte vjerrën

0
148

dddddddddddddd

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e hënë një 30 vjeçare, pasi ushtronte dhunë ndaj vjehrrës së saj 73-vjeçare. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë bërë me dije se nusja përveç dhunës që ushtronte ndaj vjehrrës, edhe e kanoste atë.

Në pranga është vënë shtetasja me inicialet E. L. e cila dhunonte në banesë vjehrrën. Policia e Tiranës ka lëshuar menjëherë urdhër-mbrojtje për të moshuarën 73-vjeçare D. L., e cila kishte rënë pre e dhunës së nuses së saj.

“Më datë 04.01.2016, u arrestua në flagrancë shtetasja E.L, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, ka ushtruar dhunë e kanosur vjehrrën D.L, vjeç 73, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia për urdhër mbrojtje. Neni 130/a i Kodit Penal”, thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency