Berisha : Dita e sotme festa e të gjitha festave

0
156

bbIsh-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në festën e themelimit të gazetës së parë opozitare, Rilindjes Demokratike, e cila u krijua më 5 janar 1991.

“Nderim të madh për ata që me një akt historik themeluan RD –në si zëdhënëse e fjalës së lirë. Dita e sotme festa e të gjitha festave. Fjala e lirë është thelbi i lirës dhe dinjiteti i çdo njeriu. Ai grup që themeluan RD, realizuan një mrekulli për atë kohë e periudhë. Sot pas 25 vitesh me trishtim theksoj se përsëri fjala e lirë dhe mediat janë në një situate kritike. Ka një përbindësh që përdor të gjithë fuqinë e ekzekutivit për të hedhur mediat dhe fjalën e lirë. Vendosi të bëjë ligjin që t’ju dënonte. Por kur e pa që kjo do të ngrinte komunitetin ndërkombëtar tha se kam me ju, por me ata që shpifin. Fjala e lirë është në një situatë kritike, kur s’ka fjalë të lirë nuk ka shpresë. Besim të madh se këto muaj do t’i japin atij faturën që meriton.“-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency