Asus ZenWatch 3 debuton në treg

0

ASUS ka lansuar orën e re, ZenWatch 3 në Indi. Ora e mençur do të vijë në tri variante – Gunmetal me rrip të lëkurtë, Gunmetal me rrip të gomës dhe Silver me rrip të gomës.

Loading...

Versioni i parë vjen me çmim prej 280 dollarëve përderisa dy versionet tjera do të shiten prej 259 dollarëve.

Para-porositë për dy modelet e para kanë filluar dje ndërsa varianti i tretë do të jetë i gatshëm për blerje më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Disa tipare të veçanta që do të sjell ZenWatch 3 përfshijnë ekranin AMOLED 1.39 inç, xhamin 2.5D Gorilla Glass 3, procesorin Snapdragon Wear 2100, hapësirën ruajtëse prej 4GB dhe RAM memorien prej 512 MB.

Ora është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit dhe ka bateri të kapacitetit prej 340 mAh

Loading...

Lini nje pergjigje