Si ta trajtojmë/Syri, një nga shqisat më të rëndësishme dhe problemet që lidhen me të

0
510

 

 

sySyri i takon grupit të organeve shqisore, që ka të bëj me shqisën e të shikuarit. Syri është një organ shumë i ndjeshëm që detekton dritën (syri i thjeshtë) dhe ngjyrën (syri i komplikuar). Syri gjendet i vendosur në kokë të gjallesave, më saktësisht në zgavra të ashtit të kokës tek njerëzit dhe kafshët. Gjallesat e ndryshme kanë struktura të ndryshme të syrit si dhe aftësi të ndryshme të të shikuarit…

Trakoma

Trakomën e shkakton virusi që e sulmon mukozën e kapakëve të syrit. Trakoma bartet shumë lehtë prej një personi tek tjetri. Kjo sëmundje përhapet shumë shpejt në kushte jetësore johigjienike, duke përdorur shumë persona një rizë apo duke përdorur mjete tjera. Nëse sëmundja nuk shërohet më kohë paraqiten deformime të rënda të kapakëve të syrit, ashtu që më vonë mund të shkaktohet edhe verbësia. Katarakti shfaqet kur thjerrëza bëhet e bardhë dhe e patejdukshme. Në këto raste thjerrëza e humbë kthjelltësinë e vet. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje shfaqet për shkak të pleqërisë apo ndonjë sëmundje dhe rrallë trashëgohet. Kjo sëmundje shkakton humbjen tërësisht apo pjesërisht të të shikuarit. Gjatë kësaj sëmundje duhet të largohet thjerrëza e patejdukshme me anë të operacionit dhe personi mund të shohë me ndihmën syzave. Bartja e syzave zëvendëson funksionin e thjerrëzës së syrit.

 

Mungesa e lotit (Sicca-Syndrom)
Në të folurit e përditshëm shprehja syri i thatë i dedikohet një sëmundjeje, e cila manifestohet me pakësimin e sasisë ose përbërjen e lotëve. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshëm. Në mjekësi kjo njihet si Sicca-Syndrom. Loti prodhohet në gjëndrën lotuese, derdhet në mollëzën e syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë. Shkaktarët kryesorë të Sicca-Syndrom janë të shumtë. Prodhimi i lotit në sasi të vogël, ndryshimi në përbërjen e tij dhe lëvizjet e dobësuara të kapakëve të syrit njihen si më kryesorët. Kontraceptivët dhe antidepresivët e ndryshëm, ndërrimet hormonale, sëmundjet e gjëndrës tiroide, infeksionet virale, mungesa e Vitaminës A, Rheuma dhe Diabeti mund të shpiejnë po ashtu në tharjen e syrit. Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha poashtu dhe faktorët klimatik, kondicionerët e ajrit, kemikalet dhe tymi duhanit ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit. Në SHBA tashmë ekziston Office Eye Syndrome, nga e cila të rrezikuar janë ata që kalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e koncentrimit dhe shikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit. Simptomat tipike janë të djegurit dhe kruajtja e syve, dhembja dhe ndjenja e pluhurit në sy si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës. Nëse nuk mjekohet me kohë, atëherë mund të vijë deri te çrregullimet afatgjatë të kornesë, duke pasur si pasojë dobësimin e të parit.

Disa këshilla për ata, që tashmë vuajnë nga kjo sëmundje
Merrni rregullisht pika për sy, – keni parasysh lagështinë e ajrit në vendin e punës ose në dhomë, – bëni shëtitje në ajër të pastër, – largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i ajrit, e veçanërisht keni kujdes nga ventilatori në automjet, – gjatë punës me kompjuter bëni pauze të shkurtëra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh, – kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e posaçërisht në vënien e makijazhit.

Problemet e shikimit
Kur syri është normal, ka aftësi për ta bërë grumbullimin e rrezeve të dritës në retinë dhe pastaj formohet fytyra e objektit të vërejtur. Mirëpo, në disa raste te tjera, kur objekti i vërejtur nuk duket plotësisht i qarte, kemi te bëjmë me disa te meta te syrit. Te metat e syrit janë: miopia, hipermetropia, prezbiopia, astigmatizmi dhe daltonizmi.

Miopia
Është e metë e shpeshtë e syrit që shkaktohet në rastet kur boshti i syrit është më i gjatë sesa te syri normal. Në ketë rast shohim qartazi vetëm objektet që janë afër, kurse ato që i kanë larg nuk i shohin qartë meqë rrezet e dritës priten përpara retinës (e jo në të). Njerëzit e tillë duhet të përdorin syze me thjerrëza shpërndarëse – konkave.

Hipermetropia

Hipermetropia është e situata e karakterizuar nga shkurtimi i boshtit te syrit, qe nga ana e saj shkakton formimin e imazhit pertej retines. Keta individe nuk shohin qarte objektet e aferta ndersa veshtrimi ne largesi eshte normal. Korrigjimi i ketij problemi vjen ndermjet perdorimit te syzeve me thjerrëza përmbledhëse – konvekse.

Prezbiopia
Kjo është pasojë e humbjes së elasticitetit të thjerrëzes së syrit për akomodim. Kjo e metë shfaqet tek njeriu rreth moshës 45-50 vjeçare e manifestohet me humbjen e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi. Korrigjohet me përdorimin e syzeve me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë leximit.

Astigmatizimi

Astigmatizmi (gr: a = pa, stigma = (pike, pickim-) njollë, pra pa pikë, Astigmatizmi është ai difekt qe karakterizohet nga crregullimi i harmonisë së thjerrëzës, kjo e fundit reflekton në mënyrë të pa rregullt rezet që duhet të mbërrijnë në retinë kështu që vëzhgimi i personit nuk është i qartë. Kjo e metë mund të korrigjohet me perdorimin e syzeve me thjerrëza speciale. Kirurgjia është një tjetër menyrë për të zgjidhur këtë problem.

Daltonizmi

Daltonizmi o verberia kundrejt ngjyrave është një problem, ne pjesen me te madhe te rasteve, gjenetik por qe mund të shfaqet edhe për dëme në nerva o tru, madje edhe nga perdorimi o prezenca i disa substanzave kimike. I pari qe pershkruajti ne 1794 kete patologji ishte kimiku anglez John Dalton, ne artikullin e tij shkencor : “Extraordinary facts relating to the vision of colors” pasi vuri re paaftesine e tij ne dallimin e ngjyrave. Quhet daltonik ai person qe nuk dallon ngjyrat me gjatesi te ndryshme valesh. Theksojme qe verberia kundrejt ngjyrave mund te jete minimume o e plote. Ngjyrat, qe behen shkaktare te diagnoses o te problemeve te perditshme te individit daltonik jane e kuqja dhe jeshilja (ne te gjitha nuancat e tyre).

Të shikuarit vëngër (Strabizmi)
Shprehja të shikuarit vëngër (Strabismus, gr. : στραβός strabos „i fiksuar vëngër“) eshte perdorur per te dhene dukurine e mangesise se barazpeshimt te muskujve te syrit gjegjesisht koordinimin motorrik mengesor te te dy syve. Ne kete rast shmanget drejtimi i akseve te tyre te shikimit gjate fiksimit te nje objekti me momente te caktuara ose ne menyre te vazhdueshme. Masa dhe forma e ketij pozicionimi defektoz mund te jene shume te ndryshme. Keto jane te matshme relativisht sakte me metoda te ndryshme dhe japin si rezultat nje ose disa kende te te shikuarit vëngër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency