Shtetet e Bashkuara të Amerikës/Moti i keq shkakton mbi 43 viktima dhe dëme të mëdha materiale

0
131

 

 

mooooPesë ditë moti ekstrem dhe 43 jetë të humbura prej tij, e kanë errësuar atmosferën e festave në rajonet jugore e perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmbytjet e befasishme, tornadot, e së fundi edhe reshjet e dendura të dëborës fajësohen për dëmtimin e dhjetëra shtëpive e bizneseve, si dhe bllokimin e nyjeve të rëndësishme të transportit. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar lëshoi paralajmërime të reja për tornado në Teksas, Arkansas, Louisiana, Oklahoma dhe Mississippi, ndërsa guvernatorët e Missourit, Oklahomës dhe Neë Mexicos shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të kushteve tejet të rënduara atmosferike.Në Illinois, 3 të rritur dhe dy fëmijë u rrëmbyen nga uji, bashkë me makinën ku ndodheshin; 11 janë viktimat e tornadove në Teksas, ku forca e erës në trombat e fuqishme të ajrit arriti 300 kilometrat në orë. Me qindra shtëpi raportohet të jenë kthyer në gërmadha. Pesë persona vdiqën në automjetet e tyre në një autostradë, që kalon nga qyteti i Garlandit, e sipas kreut të policisë lokale, Pedro Barineau, nuk patën asnjë mundësi shpëtimi. Sirenat e alarmit kishin rënë prej kohësh, duke i sinjalizuar njerëzit në zonë për afrimin e një tornadoje, megjithatë ata që ndodheshin ndërkohë në rrugë nuk e dinin se ç’po ndodhte dhe tornadoja u afrua brenda pak sekondash, tha Barineau. Vala e shkatërrimeve – sipas tij, – është e pamatë. Është shumë e rëndë të goditesh nga një stuhi e tillë e tmerrshme, sidomos pas Krishtlindjes, shton zyrtari. Moti i keq detyroi anulimin e thuajse 1500 fluturimeve të dielën, gati gjysma e të cilave në Dallas. Edhe pse për Amerikën, moti i pazakontë në periudhë Krishtlindjeje nuk përbën në vetvete një risi, meteorologët mendojnë se këtë radhë, në ashpërsinë e sistemit të stuhive kanë kontribuuar në mënyrë të veçantë temperaturat e larta jo të zakonshme në disa pjesë të vendit, siç ishte rasti i Uashington DC, ku të dielën termometri shënoi 21 gradë Celcius.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency