Standard.al

Presidenti i Iranit/Ruhani: Të korrigjojmë imazhin e Islamit

 

ruPër presidentin iranian,Hassan Rouhani janë vetë myslimanët ata që duhet të përmirësojnë mendimin e botës për islamin, të cilit, siç thotë, dhuna e ka përbaltur pa të drejtë. “Ne duhet ta largojmë imazhin negativ të krijuar për fenë islame në hapësirën kibernetike e atë reale. Parimet islamike e kundërshtojnë dhunën”, u shpreh lideri i moderuar iranian në fjalimin e mbajtur në çeljen e Konferencës Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Teheran. Ruhani nuk ngurroi të kritikonte myslimanët në mesazhin e tij për heshtjen e tyre përballë të gjitha vrasjeve dhe gjakderdhjeve në Siri, Irak dhe Jemen. “Detyra jonë më e madhe sot është të korrigjojmë imazhin e islamit në sytë e opinionit publik botëror. Dhuna po e dëmton reputacionin e fesë tonë e për të ndaluar terrorin dhe masakrat lipset angazhimi i të gjithë kombeve islamike në rajon”, tha Rouhani. Lideri i regjimit të ajatollaheve shtoi se nga konfliktet në Irak dhe në Siri përfiton Izraeli dhe të gjithë ata që janë kundër myslimanëve. Fjalimin në konferencë, Ruhani e përdori për të treguar gjithashtu se përkundër spekulimeve, vendi i tij nuk po tenton krijimin e një “gjysmëhëne shiite” apo një rajon me shumicë shiite në Lindjen e Mesme i cili të shtrihet nga Libani deri në Siri e Irak. Zeri i Amerikës kujton sesi një konflikt i autorizuar, në rritje, mes Iranit dhe fuqive të Gjirit Persik, veçanërisht Arabisë Saudite, po nxit tensionet mes sunive dhe shiitëve, që e kanë polarizuar botën arabe për vite me radhë. Irani, me popullsi shiite, mbështet rebelët huthi, ndërsa Arabia Saudite e sunduar nga sunitë, udhëheq koalicionin që po ndërmerr sulme ajrore ndaj tyre.

 

 

Comments are closed.