Këshillat/ Aplikacionet më të mira? Provoji të gjitha

0

Këshillat

Loading...

Aplikacionet më të mira? Provoji të gjitha

appPostimi më popullor në Facebook javën e kaluar kanë bënë këshillat për të gjetur një aplikacion të mirë, shkruan The Verge. Për shembull, pyetjes nëse më i mirë ishte Apple Music apo Google Play Music, mjaft komentues i ishin përgjigjur vetëm për njërën prej tyre, pasi nuk e kishin provuar ende tjetrën. Këtu qëndron sekreti për të gjetur aplikacionet më të mira: mos e përdorni diçka që punon derisa të dini se punon më mirë se të tjerat. Në kohën e shërbimeve falas dhe shkarkimeve të menjëhershme, zakonisht nuk na kushton asgjë përveçse pak kohë dhe pak përpjekje për të eksperimentuar të gjitha derisa të vendosim kush është më e rehatshmja për ne. Dhe asgjë nuk është perfekte. Pavarësisht se çfarë lexojmë apo sa yje të mira ka marrë një aplikacionet duhet ta investigoni për të kuptuar se është perfekti për ju. Kur Apple Music lançoi këtë verë periudhën tre mujore falas, rrëfen The Verge eksperiencën e një personi, ai vendosi të heqë Spotify dhe të eksperimentojë Apple Music. “Pas një muaji unë kisha një përgjigje: Apple Music nuk ia kalonte, kështu që iu ktheva Spotify”, – thotë ai.

 

Loading...