Dështon marrëveshja Shoqata këmbëngul për çmimin e urbanëve, nuk tërhiqet Bashkia

0

Dështon marrëveshja

Loading...

Shoqata këmbëngul për çmimin e urbanëve, nuk tërhiqet Bashkia

 

uuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuShoqata e Transportit Urban në Tiranë zhvilloi dje takimin e radhës me Bashkinë e Tiranës për të zgjidhur problemin e rritjes së çmimit të biletës, që kërkohet nga këta të fundit. Takimi përfundoi pa asnjë marrëveshje dhe shoqata këmbënguli në kërkesën e saj për rritjen e çmimit në vlerën prej 70 lekë. Ashtu si dhe javën e kaluar, edhe dje Shoqata e Transportit tha se më datë 1 janar 2016 do të dorëzojë licencat dhe nuk do të ketë transport urban në kryeqytet, nëse nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës. Nga ana tjetër, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Mazniku, u shpreh se rritja e çmimit të biletës nuk diskutohet. E vetmja gjë që mund të diskutohet, tha ai, është rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe se negociatat do të vazhdojnë në mënyrë sistematike për të gjetur një zgjidhje.

 

Loading...