Asambleja Kombëtare e FRD-së/Topi: Reforma zgjedhore të jetë pjesë e reformës në drejtësi

0

 

Loading...

 

yooFryma e Re Demokratike mblodhi dje Asamblenë Kombëtare për të diskutuar mbi arritjet e vitit 2015 dhe objektivat për vitin e ardhshëm. Kreu i kësaj force, Bamir Topi, ka kërkuar që reforma zgjedhore të trajtohet si pjesë e reformës në drejtësi pasi sipas tij, ligji zgjedhor është i deformuar dhe lejon që partitë me pushtet monetar të blejnë votën. “Ne jemi që ky ligj të bashkëshoqërojë reformën në drejtësi për t’i hapur rrugë një normaliteti së pari në politikë, në parlament dhe më pas në të gjitha linjat”, – theksoi. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të FRPD-së, Topi, ishte mjaft kritik me klasën politike, duke i akuzuar për kriminalizimim të institucioneve ndërkohë që ligjin e cilësoi hipokrizi. “Si ka mundësi që në të njëjtën kohë kur tek ti duhet të vijë përgjegjësia e madhe për atë që ka ndodhur, ti je në ekstazë, je i lumtur që po bën një ligj tjetër për të dekriminalizuar pikërisht kriminalizmin e asaj që ke bërë ti. Kjo është historia”. Në këtë kontekst Topi, kërkoi angazhim për reformën në drejtësi duke e cilësuar si thelbësore për vendin. “Reformë që kap dy linjat, kap linjën politike,kap dhe linjën tjetër juridike. Pa një reformë tërësore do ishte shumë e vështirë që gjerat të shkojnë mbarë në Shqipëri”.

 

 

 

Loading...