Standard.al

Aktiviteti/Konsujt e Nderit, dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në Librazhd

 

 

maxresdefaultPër të dytin vit, Shoqata e Konsujve të Nderit në Tiranë ka vijuar misionin për të mbështetur shtresat në nevojë duke krijuar një kënd rekreativ për fëmijët me aftësi të kufizuar në Qendrën Ditore për këta fëmijë, në Librazhd. Ndryshimi i gjendjes së mëparshme të qendrës dhe të tanishme është si nata me ditën. Investimi i Shoqatës së Konsujve të nderit i ka dhënë ngjyra kopshtit, por edhe buzëqeshje këtyre fëmijëve, të cilët morën një dhuratë të veçantë për festat e fundvitit. Një gjest human dhe një kontribut për këta fëmijë si shenjë përgjegjësie ndaj shoqërisë, e konsideroi kreu i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, Ylli Ndroqi, dhe nënkryetarja e kësaj shoqate, Belma Çela. Ylli Ndroqi deklaroi: “Ne pamë kushtet e këtij institucioni që i plotësonin gjërat minimale të jetesës, por kishin nevojë për një park lojërash. Për këtë morëm një angazhim si konsuj nderi dhe si bord të investojmë diçka këtu një komoditet për fëmijët. Nga Shoqata e Konsujve të Nderit të Shqipërisë do të keni gjithmonë mbështetje. Ndërkohë Belma Çela tha: “Gjithë aktorët e sektorit privat duhet të japin një kontribut të tillë sepse breza të tillë që shfaqin problematika shëndetësore ku vëmendja si e pushtetit lokale, por edhe e pushtetit qendror duhet të unifikohen me një pikë të përbashkët dhe secili prej nesh të shprehi maksimumin e mundshëm në ndihmë të këtej komuniteti. Për të ndarë kënaqësinë e këtij investimi dhe urimet për Vitin e Ri, ishin të pranishëm deputetë të majtë e të djathtë të zonës, socialisti Taulant Balla dhe demokrati Luçiano Boçi, si dhe kryebashkiaku Kastriot Gurra. Në fjalën e tij deputeti Taulant Balla tha se “ky është një fillim i mbarë dhe unë besoj se me zotin Ndroqi dhe me zonjën Çela pra me Shoqatën e Konsujve të Nderit mund të kemi edhe projekte të tjera për t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Pas tij e mori fjalën edhe deputeti tjetër I zonës nga radhët e PD, Luçiano Boçi. “Propozoj që të specifikohen sepse aftësia e kufizuar është pak e gjerë dhe duhet përcaktuar shkaku i sëmundjes, pasi edhe specifikimet duhet t’i bëni me trajtime të veçanta”, – tha ai. Në këtë qendër jetojnë fëmijët nga 2 deri ne 25 vjeç dhe për ta kujdeset një staf prej 5 personash, dhe punonjësit vullnetarë. Një prej tyre, edhe psikologu. Prandaj, Kryetari i Shoqatës së Konsujve të Nderit, Ylli Ndroqi, nuk hezitoi që të në emër të 30 konsujve të premtonte pagesën për një psikolog me kohë të plotë për këta fëmijë. “Nuk mund të jetojnë fëmijët me aftësi të kufizuar pa psikolog brenda. Nuk mund të jenë fëmijët këtu brenda dhe mos kenë psikologë. Çdo ditë për 8 orë apo 12 që janë në këtë ambient, kështu që ne si Shoqatë e marrim përsipër këtë”, – deklaroi Ndroqi.

 

 

Comments are closed.