Shkodër, përplasje midis Bushati dhe ish kryetarit të Partisë Socialiste

0
170

 

big_mpj_ditmir_bushati_brukselDebate në Shkodër mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe ish kryetarit të Partisë Socialiste në Shkodër, Luan Heta. Mësohet se Bushati ka kritikuar Hetën për punën dhe rezultatet e dobëta në drejtimin e degës së Partisë Socialiste të Shkodrës.

Ndërkohë që ky i fundit në kundërpërgjigje i ka thënë: “Punën e kam bërë më së miri”. Në debat është përfshirë edhe ish-kryekomunari Mark Zhuri, i cili i ka thënë Bushatit të shikojë listën e emërimeve në administratë.

Sipas Zhurit, në qarkun e Shkodrës janë më së shumti të punësuar në administratë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike. “ Në administratë keni më shumë emërime të LSI dhe PD”, tha ish-kryekomunari Mark Zhuri. Javën e kaluar, Kryeministri Rama gjatë vizitës së tij në Shkodër kritikoi ashpër PS-në në këtë qark, për shkak të rezultateve të dobëta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency