Raporton BBC/Irak, ushtria hyn në bastionin e ISIS, Ramadi

0
129

forcat_irakene_tek_isissForcat irakene kanë hyrë në ish-ndërtesën qeveritare të Ramadit, nga ku militantë të Shtetit Islamik po u bënin rezistencë forcave ushtarake vendase. Një burim i BBC-së ka thënë se trupat irakene kanë hyrë tashmë në ndërtesë, ndërkohë që kanë planifikuar që të vijojnë me hyrjen më në thellësi të kompleksit gjigant, por me një kujdes të jashtëzakonshëm për shkak të frikës se mund të jenë vendosur eksplozivë brenda saj. Xhihadistët e Shtetit Islamik besohet të jenë larguar në verilindje të qytetit, për t’i shpëtuar ofensivës së ushtrisë. Qeveria irakene është përpjekur prej javësh të rimarrë kontrollin e Ramadit, qytetit të banuar kryesisht nga arabë sunitë, rreth 90 km në perëndim të Bagdadit. Qyteti ra në kontrollin e ISIS në muajin maj, gjë që shënoi atëherë një humbje tepër shqetësuese për ushtrinë irakene. Gjatë ditëve të fundit, ushtarët vendas kishin hartuar rrugëtimin e tyre drejt qendrës së qytetit, duke shtënë nën kontroll edhe disa zona të qytetit, teksa ditën e shtunë u raportua se gjendeshin vetëm pak metra larg ish-godinës administrative të provincës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency