Nuk realizohen sërish të ardhurat/Qeveria drejt rishikimit për herë të tretë të buxhetit, ekspertët: Politika të gabuara fiskale

0
128

 

 

qEdhe pse statistikat për muajin nëntor nuk kane dale ende, të dhënat flasin për një mosrealizim të të ardhurave, gjë e cila duket se do të detyrojë qeverinë të rishikojë sërish buxhetin e vitit 2015. Ky është rishikimi i tretë që pritet t’i bëhet projektligjit më të rëndësishëm fiskal të vendit pas dy të parëve, që kryesisht erdhën në saj të “ndreqjeve” që më së shumti erdhën si kundërshti e palëve të interesuara. Ndërkohë, ekspertët vlerësojnë se situata e vështirë me financat dhe ekonominë ka ardhur si pasojë e politikave të gabuara fiskale, por edhe për shkak të administratës së dobët. Në prag të mbylljes së vitit 2015, biznesi dhe ekspertët kanë mendimin se ky vit nuk solli rritjen e mirëqenies, krahasuar me një vit më parë. 2016-ta do të nisë me një lehtësim të barrës fiskale për biznesin e vogël për afro 93 mijë prej tyre, një masë kjo e cila është kundërshtar nga biznesi i madh, pasi do të ketë efekte negative. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të gjobave për biznesin është mirëpritur edhe nga Konfindustria, e cila kërkon që Gjykata Kushtetuese në një shqyrtim të afërt të ligjit në themel, ta shfuqizojë atë. “Konfindustria vlerëson se ligji i ashtuquajtur i “gjobave” ishte tërësisht i shpërpjesëtuar në dënimet e rënda për biznesin me pasoja deri në falimentim, krahasimisht masës së shmangies së detyrimit fiskal të pretenduar. Zbatimi i penaliteteve të parashikuara në ligjin e gjobave do të ishte goditje e drejtpërdrejtë për mjedisin e biznesit dhe nismat investuese në vend, aq shumë të nevojshme në kushtet e gjendjes së vështirë të ekonomisë kombëtare”, – thuhej në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency