Ministri i Mjedisit, Koka/Moratoriumi i gjuetisë do të zgjatet edhe 2 vite të tjera

0
137

 

 

lefter-koka-e1444228881392Moratoriumi për gjuetinë i cili skadon në mars të 2016-ës, mund të shtyhet edhe për dy vite të tjera. Ka qenë ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ai i cili është shprehur se qeveria po rishikon mundësinë e shtyrjes së afatit të moratoriumit për gjuetinë, nisur nga bilanci pozitiv i zbatimit të moratoriumit për dy vite. Ministri i Mjedisit shprehet se krahas zonave të mbrojtura, mundësia e ndalimit të gjuetisë përtej 2 viteve është e lartë. Koka ka bërë gjithashtu një bilanc të situatës së pyjeve në Shqipëri, ku krahas moratoriumit ka sugjeruar heqjen e TVSH-së për importin e lëndës drusore. Moratoriumi i gjuetisë i cili skadon në mars të 2016-ës, pritet të shtyhet për një kohë edhe më të gjatë. Mundësia e shtyrjes të këtij afati përtej 2 viteve sipas ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, po diskutohet edhe në kabinetin qeveritar, duke mos përjashtuar kështu mundësinë se pas marsit të vitit 2016, të pasionuarit pas gjuetisë do ta kenë të ndaluar ushtrimin e këtij sporti. “Jemi në diskutime me kryeministrin shqiptar por sigurisht edhe me kolegë të tjerë të kabinetit dhe shoqata të ndryshme për të diskutuar nëse kjo masë duhet të zgjatet apo të mund të aplikohet gjuetia me një kontroll më të rreptë. Ajo që është diskutuar në kabinetin qeveritar, ideja është e një shtimi të kësaj kohe prej dy vjetësh, e cila përfundon në mars”, – shprehet ministri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency