Foshnja vdes , qeveria të gëzojë fjalët

0
129

rometBrenda një jave, dy foshnja 3-muajshe të komunitetit rom humbën jetën nga i ftohti pasi jetonin në kushte ekstreme dhe nëpër baraka ose poshtë urës. Një javë më parë, një foshnje vdiq në Durrës, kurse sot një tjetër fëmijë 3-muajshe humbi jetën në Tiranë.

Në një kohë kur Avokati i Popullit Igli Totozani i ka bërë thirrje pushtetit qendror dhe vendor për të marrë masa për këtë situatë, sot Zyra e Shtypit e Kryeministrisë, disa orë pasi kishte ndodhur ngjarja e rëndë në Shkozë, njofton se pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar ndryshoi rutinën dhe shkoi pranë njerëzve në nevojë dhe që duan më shumë dashuri me rastin e festave të fundvitit.

Vetë Kryeministri Rama ishte në qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Durrës, zv/Kryeministri Peleshi në shtëpinë e foshnjës në Korçë, e kështu me radhë të gjithë ministrat e Qeverisë. Ndoshta, krahas vizitave nëpër qendrat që janë të ngritura, do të ishte e udhës që pushteti qendror të kujdesej edhe për ndërtimin e disa vendstrehimeve për komunitetin rom për të përballuar të ftohtin e temperaturat e ulëta.

Njoftimi i Zyrës së Shtypit

Festat e fundvitit dhe atmosfera e tyre ndryshuan sot rutinën e një dite të zakonshme pune për ministrat e kabinetit qeveritar, Zëvendëskryeministrin dhe Kryeministrin gjithashtu.

Në një ditë jo si të tjerat, ata ishin sot pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe vëmendje, për të uruar dhe për të dhuruar, si dhe për të përcjellë mesazhin se askush prej tyre, nuk është vetëm në gëzimin e pragfestave.

Kryeministri Rama ndodhet ne qendren e Femijeve me aftesi te Kufizuar ne qytetin e Durresit. Zëvendëskryeministri Peleshi ishte në Korçë, mes vogëlusheve të Shtëpinë e Foshnjës në këtë qytet. Po ashtu edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, ishte në Korçë ku përcolli urimet dhe dhuratat e Institucionit që drejton në Qendrën ditore për Personat me aftësi të Kufizuar në Korcë.

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, Drejtori i Policisë Haki Çako dhe pjesëtarë të stafit të ministrisë kujtuan me respekt dhe mirënjohje, policët e rënë në krye të detyrës, teksa zhvilluan një aktivitet me fëmijët e tyre, në një prej resorteve të kryeqytetit.

Shtëpia e të moshuarve në Fier mirëpriti Ministren e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e cila u takua me të moshuarit dhe i uroi atyre një vit të mbarë dhe të gëzuar, në institucionin që përkujdeset për ta, me përkushtim dhe dashuri.

Ministri i Shtetit për çështjet vendore uroi  në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ishte në Shkodër, në shtëpinë e të moshuarve. Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, uruan dhe shpërdanë dhuratat në qendrën e kujdesit social në fshatin SOS.

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, ishte mes të moshuarve në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.  Ndërsa shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë mirëpriti sot miq të vjetër si kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency