Sot besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit

0
146

 

 

 

mesha-c1200x600Besimtarët katolikë dhe ortodoksë sot festojnë Krishtlindjen, që simbolizon lindjen e Krishtit. Në mesnatë, besimtarët katolikë mbajtën meshën në katedralen e ‘Shën Palit’, ndërsa për besimtarët ortodoksë mesha u mbajt sot herët në mëngjes në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’.

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos uroi të gjithë besimtarët dhe tha se, tek kremtimi i festës së Krishtlindjeve të gjithë mund të gjejnë veten, besim dhe shpresë për kapërcimin e problemeve të tyre personale dhe sociale. Kryepeshkopi tha se, Krishtlindja vjen si dritë paqeje e shprese ndërkohë që shqetësimi, dhimbja e frika janë përhapur në jetën tonë.

Krishtlindja (Kërshëndellat) është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Edhe stafi i redaksisë Syri.net uron të gjithë besimtarët e krishterë.

HISTORIA E KRISHTLINDJEVE

Festa e Krishtlindjeve ka pasur një histori të gjatë dhe të shumëllojshme. Prej shekujsh thuhet se është festuar në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra vërtet të ndryshme. Mesi i dimrit ka qenë prej vitesh një kohë për të festuar në të gjithë botën. Shumë shekuj përpara mbërritjes së njeriut me emrin Jezu Krisht, evropianët e hershëm festonin dritën dhe lindjen në ditët më të errëta të dimrit. Shumica e njerëzve gëzonin gjatë solticit dimëror, pasi mendohet që po linin pas të keqen e dimrit dhe prisnin ditë më të gjata, me më shumë orë në dritën e diellit.

Fundi i dhjetorit ishte koha e përsosur për festime në shumë zona të Evropës. Në atë kohë të vitit, shumica e bagëtive thereshin, në mënyrë që të ushqeheshin gjatë dimrit. Për shumëkënd, ishte e vetmja kohë e vitit kur kishin bollëk me mish të freskët. Veç kësaj, pjesa më e madhe e verës dhe birrës, që bëhej gjatë vitit më në fund fermentohej dhe ishte e gatshme për t’u pirë.

Kur zyrtarët e kishës zgjodhën 25 dhjetorin, në fund të shekullit III, ata donin që data të përkonte me festivalet ekzistuese pagane në nder të Saturnit (perëndia romake e bujqësisë) dhe Mithra (perëndia persiane e dritës). Në këtë mënyrë, ajo u bë më e lehtë për t’i bindur subjektet pagane të Romës të pranonin krishterimin si fe zyrtare të perandorisë. Gjithashtu dhe dita e Epifanisë, më 6 janar u zëvendësua nga të krishterët me ditën e ujit të bekuar.

Festimi i Krishtlindjeve u përhap në të gjithë botën perëndimore gjatë shekujve të ardhshëm, por shumë të krishterë vazhdojnë të vlerësojnë Epifaninë dhe Pashkët si më të rëndësishme. Disa, duke përfshirë edhe puritanët koloniale të Anglisë, ndalojnë respektimin e saj, sepse ata i shohin traditat e saj, si të lidhura vetëm me oferta e dhurata, apo pemët e zbukuruara, të lidhura me paganizëm. Fillimisht në SHBA, Krishtlindja u konsiderua si një porosi britanike dhe humbën shkëlqimin pas Revolucionit Amerikan. Kjo vazhdoi deri në 1870, kur Krishtlindja u bë një festë federale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency