Shteti bëhet njësh më privatët, miratohet ligji. 6 sektorë të ekonomisë, të cilët do të konsiderohen si strategjikë

0
128

qQeveria shqiptare mund të marr pjesë si aksionere në investime të përbashkëta me privatët që kanë qëllime fitimprurëse.

Pas ligjit për investimet strategjike, Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë vendimesh, të cilat jo vetëm që krijojnë hapësirën e pjesëmarrjes së shtetit në investime të drejtpërdrejta, por përcaktojnë edhe kriteret se si një projekt mund të marrë statusin e investimit strategjik.

Sipas vendimeve, do të jenë 6 sektorë të ekonomisë, të cilët do të konsiderohen si strategjikë. Ato janë, sektori energjetik dhe minerar, ai i transportit, bujqësia, turizmi, zonat e teknologjisë dhe zhvillimit si dhe zonat me përparësi zhvillimin ekonomik. Do të jenë vetëm projektet në këta sektorë, atë të cilat mund të marrin statusin e investimeve strategjike.

Sipas këshillit të ministrave, përfshirja e shtetit në këto investime mund të iniciohet nga vetë qeveria por mund të propozohet edhe nga kompanitë private bashkëpjesëmarrëse në investim.

Shteti si pronar

Këto ndryshime i hapin rrugë qeverisë të investojë drejpërdrejtë në ndërtimin e hidrocentraleve, fermave bujqësore, turizmit apo në sektorët e tjerë në bashkëpunim me privatët. Përfshirja e qeverisë mund të jetë përmes kapitalit financiar nga buxheti apo vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si toka, ndërtesa, makineri pajisje etj.  Pasi realizimit të projektit strategjik shteti shpërblehet nëpërmjet pagesës së tarifave, fitimeve të realizuara apo nëpërmjet formave të tjera të përcaktuara në kontratën me investitorin strategjik. Ligji i ri për investimet strategjike dhe vendimet e këshillit të ministrave në funksion të tij rikthejnë shtetin si një investitorë jo vetëm i të mirave dhe projekteve publike, por edhe investimeve me qëllime fitimprurëse. Që prej rënies së komunzimit shteti shqiptar nuk është përfshirë në asnjë investim në ortkaëri me privatët. Por sipas qeverisë ndryshimet e reja janë të domosdoshme për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit dhe për të krijuar më shumë punësim përmes realizimit të veprave të cilat gjenerojnë vlerë të shtuar në ekonomi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency