Shqiptari qëllon gruan me thikë para fëmijëve. E tërheq zvarrë nëpër rrugë

0
139

 

 

 

 

iNjë shqiptar rezident në Itali është dënuar me 7 vjet burg për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortes së tij. Ai është 51-vjeçari Qemal Jakupi, i cili 1 vit më parë qëlloi gruan me thikë në gjoks në sy të fëmijëve dhe e tërhoqi zvarrë nëpër rrugët e qytezës Kavarzere.

Shqiptarit iu ul 1/3 e dënimit pasi pranoi fajin dhe gjykimin e shkurtuar. Ai do të kryejë edhe 7 vjet burg, pasi 1 vit e ka kryer në paraburgim.

NGJARJA

Gjithçka ndodhi më 8 mars të vitit të kaluar, kur qytetarë të Kavarzerës u terrorizuan nga ajo që panë në rrugë. Një grua me një plagë në gjoks dhe e gjakosur zvarritej nëpër rrugë duke kërkuar ndihmë.

Qemal Jakupi e kishte goditur të shoqen me thikë në gjoks, duke i prekur edhe mushkëritë. Kjo e fundit kishte tentuar të dilte nga shtëpia dhe ai e kishte tërhequr zvarrë nëpër rrugë dhe më pas kishte hyrë brenda të merrte ndoshta një send tjetër për ta vrarë.

Gruaja nisi të kërkonte ndihmë, ndërkohë që skena ndodhi përpara qendrës së qytetit. Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia dhe ambulanca dhe Qemal Jakupi u arrestua.

Sipas hetimeve, gjithçka nisi në shtëpinë e çiftit, që banonin në katin e parë. Çifti pati një debat për motive të dobëta në sy të fëmijëve.

Prej kohësh ata kishin mosmarrëveshje. Në debat e sipër, Qemali mori thikën nga kuzhina dhe e goditi gruan në gjoks në sy të djalit dhe vajzës 18-vjeçare.

Në këtë moment ndërhyri djali, i cili mori një goditje të lehtë me thikë, ndërsa gruaja  plagosur po tentonte që të dilte nga banesa për të kërkuar ndihmë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency