Projektligji i ri /Menaxhimi i fondit pyjor tani do të bëhet vetëm nga bashkitë

0
120

 

 

kAdministrimi i fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Shqipëri është objekt i një projektligji të propozuar nga ministria e Mjedisit, i depozituar së fundi për shqyrtim në parlament. Në thelb të tij është decentralizimi i kompetencave në menaxhimin e fondit pyjor dhe kullosor, i cili i ngarkohet bashkive. Drafti rregullon dhe rolin e ministrisë së Mjedisit në ruajtjen e fondit pyjor e kullosor, nëpërmjet dhënies së kompetencave për miratimin e planeve 10-vjeçare të mbarështimit të pyjeve dhe miratimit të mundësive vjetore të shfrytëzimit. Decentralizimi i kompetencave nga ministria drejt bashkive, sa i takon menaxhimit të fondit pyjor dhe kullosor në pronësi publike, për sipërfaqet brenda kufijve territorialë administrativë të njësive vendore, është në përputhje me strategjinë ndërsektoriale të decentralizimit. Ndërhyrjet pa kriter dhe prerjet e vazhdueshme të pyjeve kanë sjellë një situatë në kufijtë e emergjencës, për sa i takon kësaj pasurie natyrore, me vlera jetike për jetesën dhe të ardhmen e çdo qytetari. Me përmirësimet e vazhdueshme në legjislacion, për vendosjen e rregullave e detyrimeve ligjore, si p.sh ndalimi i eksportit të lëndës drusore të papërpunuar, vendosja e detyrimeve konkrete për të gjitha subjektet që shfrytëzojnë sipërfaqet e fondit pyjor për zhvillimin e veprimtarive të tjera ekonomike, për të pyllëzuar, në raportin 1 me 3 për çdo dru të prerë dhe në raportin 1 me 2, për sipërfaqet kullosore, etj, gjendja ka pësuar përmirësime në drejtime të ndryshme. Megjithatë, situata aktuale kërkon ndërhyrje më të qënësishme dhe për këtë arsye, propozohet një qasje e re në lidhje me menaxhimin e fondit pyjor dhe kullosor publik, duke ngarkuar bashkitë me të drejta dhe detyrime konkrete. Duke u ngarkuar me përgjegjësi konkrete për veprimtaritë që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pyjeve dhe menaxhimin e tyre, bashkitë do të jenë të gatshme për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efektivitet shërbimeve që kërkojnë pyjet dhe kullotat. Njësitë vendore, duke patur me ligj në pronësi, pyjet dhe kullotat dhe duke marrë, me ligj dhe me akte nënligjore, përgjegjësitë konkrete për administrimin, në tërësi, të fondit pyjor dhe kullosor, do të jenë në front të parë të ruajtjes së pyjeve dhe kullotave, nëpërmjet financimeve që do t’u akordohen nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat që sjell përdorimi i pyjeve, për plotësimin e nevojave të banorëve të njësisë vendore, në radhë të parë, dhe, më pas, kalimit të të drejtave të përdorimit tek të tretët

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency