Në mes të zonës së ish-bllokut / Deputeti socialist po bën ndërtim pa leje

0
154

 

 

 

deputeti-dashamir-pezaNjë ndërtim pa leje po bëhet mu në mes të zonës së ish-bllokut nga deputeti socialist Dashamir Peza, i biri i Myslim Pezës.

Burimet thanë për SYRI.net se deputeti Peza e ka blerë këtë vilë të vjetër për shumën prej 6 milionë eurosh, por nuk dihet se kujt ja ka blerë.

Të njëjtat burime thanë për SYRI.net se deputeti socialist dhe miku i afërt i kryeministrit Edi Rama është duke  e rinovuar dhe por ndërton pa leje aty, me qëllim kthimin e saj në një njësi multifunksionale.

Ajo që bie në sy dhe lind si pyetje është fakti, se ku i ka gjetur deputeti socialist Dash Peza kaq para?

Ndërkaq në këtë vilë, që ka qenë në hyrje të zonës së bllokut ku jetonte udhëheqja komuniste, banonin drejtuesit e lartë të Sigurimit të Shtetit të kohës, si dhe disa drejtues të lartë të Partisë Komuniste.

Nuk dihet se kujt ia ka blerë deputeti Peza vilën, për shkak se ajo u është kthyer pronarëve të vjetër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency