Lushnjë/Gjaza, për herë të parë pas 25 vitesh me qendër shëndetësore

0
164

2Banorët e fshatit Gjazë të Lushnjës, pas 25 vitesh kanë ambulancën e tyre. Falë investimit të bërë nga një fondacion arab është kryer ndërtimi i qendrës së parë shëndetësore në këtë zonë. Inaugurimi i ambienteve të qendrës është bërë nga kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe dhe kryetari i fondacionit ABU Abaz. Sipas Tushes, është investuar 1.8 milionë lekë për ndërtimin e ambienteve të qendrës shëndetësore dhe 800 mijë lekë për pajisjet e saj. Deri dje, vizitat shëndetësore të banorëve të Gjazës kryheshin nëpër banesa, ndërsa asnjëherë nuk ka pasur një godinë që të jepej asistenca mjekësore. Qendra shëndetësore Gjazë do të shërbejë për 700 banorët e zonës. Shërbimi mjekësor që ofron kjo qendër është i gjithi i plotësuar me pajisjet dhe medikamentet e duhura, sidomos për nënat me fëmijë dhe të moshuarit. Menjëherë pas inaugurimit të ambulancës së re, kanë filluar vizitat mjekësore për banorët e zonës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency