Krishtlindjet dhe Viti i Ri/Festat, shqiptarët braktisin Perëndimin, shkak çmimet dhe frika

0
114

 

 

festatMali i Zi dhe Maqedonia janë dy destinacionet më të preferuara të shqiptarëve për kalimin e festave të fundvitit, veçanërisht për Krishtlindje kur edhe udhëtohet më shumë. Agjencitë turistike thonë se janë dy arsyet që i shtyjnë shqiptarët që të zgjedhin për të kaluar Krishtlindjen jashtë, çmimet më të ulëta të paketave turistike në këto dy vende, por edhe frika e sulmeve për të udhëtuar në destinacione më të largëta. Për herë të parë në këtë sezon dimëror do të mungojë Parisi si destinacion për të pritur Lindjen e Krishtit. Sa i takon çmimeve të paketave, drejtuesit e agjencive turistike thonë se ato kanë pësuar një rritje të lehtë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një tjetër destinacion i “pezulluar” për shqiptarët për këtë sezon duket se është edhe Dubai. Shkak për këtë janë bërë kostot e larta, për shkak tësituatës së vështirë të krijuar mes Rusisë dhe Turqisë. “Pavarësisht kërkesave për të kaluar Krishtlindjen në një destinacion si Dubai, udhëtimet në të nuk do të mund të realizohen për shkak të kostos së lartë që ka shoqëruar ofertat”, thonë drejtues të agjencive turistike. Sa i përket Turqisë nuk ka një reflektim në çmimet e paketave turistike, kryesisht në lidhje me Stambollin. Drejtuesit e agjencive turistike thonë se kjo mund të reflektohet në destinacione si Antalia apo Alania, etj. Për të pasionuarit pas udhëtimeve në Europë, turet e kombinuara janë ndër më të preferuarit në këto festa, ku një zgjedhje surprizë dhe e re është Praga. Më pak kërkesa ka për Greqinë, ku destinacioni më i kërkuar është Selaniku. Sa i përket ofertave për në Kolashin e Mavrov nga agjencitë ofrohen qëndrime dy apo tri ditore, duke filluar nga 75 apo 100 euro për person. Një vit më parë ndër destinacionet më të preferuara ishin Kolashini, Mavrova, Dubrovniku, Praga, Parisi dhe Roma. Klientela turistike shqiptare e fokusuar në vendet e rajonit një vit më parë zinte 65 % të daljeve turistike./Monitor/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency