Keni rastin të njiheni me deputeten me shkolle të mesme

0
133

 

 

deputetete-kosoves1Keni pas rastin ta shihni në një moment tejet delikat të punimeve të Kuvendit të Kosovës. Në kohën kur blloku VLAN, mundohej t’i krijonte institucionet duke votuar, Isa Mustafën, për kryetar të Kuvendit e më pas qeverinë në krye me Ramush Haradinajn, ajo për një kohë udhëhoqi seancën.

Zuri vendin e Flora Brovina kur ajo mbylli punimet dhe u largua nga ulësja e kryesueses. Pra, bëhët fjalë për deputeten, Milka Vuletiç, që është pjesë e Listës Serbe. Ajo në biografinë e saj që figuron në ëeb faqen e Kuvendit të Kosovës, ka treguar se ka përfunduar vetëm shkollën e meseme, raporton Magazina.

Po ashtu diçka tjetër që e bënë të veçantë këtë deputete minoritare është edhe mosha. Ajo ka treguar se është pensioniste dhe që këtë status e ka fituar qysh para tre vjetësh.

Në fakt deputetja serbe në këtë rast është treguar e sinqertë për dallim prej disa kolegëve të saj, të cilët në biografi nuk kanë dhënë detaje për shkollimin duke e lënë këtë hapësirë të zbrazët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency