Standard.al

Festat e fundvitit /Rritet ndjeshëm fluksi i emigrantëve në pikat kufitare

kuAfrimi i festave të fundvitit kanë sjellë edhe shtimin e fluksit në pikën kufitare të Kapshticës. Për pasojë ditën e sotme fluksi ka qenë mjaft i madh në të dyja anët e pikës së kalimit kufitar qoftë në hyrje edhe në dalje. Pavarësisht fluksit, radhët nuk kanë qënë të gjata dhe kalimi ka vijuar me vonesa të vogla disaminutëshe. Vetë pikat e kalimit kufitar për të shmangur radhët e gjata kanë shtuar sportelet nga katër të tillë në shtatë për palën shqiptare dhe nga dy në katër për atë greke duke bërë që kalimi të ishte më i lehtë. Pavarësisht fluksit edhe emigrantët shprehen të kënaqur nga mënyra sesi po punojnë punonjësit e pikës kufitare të Kapshticës. Festat e fundvitit zakonisht sjellin një numër të madh emigrantësh që vijnë në Shqipëri për të festuar me familjarët e tyre por nuk janë të pakët edhe ata që zgjedhin shtetin fqinj për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Comments are closed.