“Edhe unë jam një vepër arti”, fotografitë shqiptare në fokus të medias së huaj

0
131

soela-13Daily Mail”, gazetat turke dhe së fundmi “People” shkruajti për ekspozitën me fotografi që për protagonistë ka fëmijët me Sindromën Down.

“Edhe unë jam një vepër arti”, rikonceptoi kryeveprat në pikturë, me portretet e fëmijëve.

Eta si Motra Tonë, Lela si vazja e vogël duke u lutur, Emiljano si Djali dhe Lepuri dhe 11 fëmijë të tjerë u fotografuan nga Soela Zani, që nuk e kishte menduar se kjo nismë që pikësynim kishte ndërgjegjësimin e kauzës përmes artit do t’i kapërcente kufijtë shqiptarë.

Pas prezantimit të parë në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita u bë pjesë e Ballos Presidenciale, që këtë vit kishte si kauzë sensibilizimin ndaj Sindromës Down. Të ardhurat nga shitja e tetë fotografive do të shkojnë për fondacionin “Down Syndrome Albania”.

Ekspozita “Edhe unë jam një vepër arti” në Shkurt do të udhëtojë në Itali. Ajo do të hapet në Romë, në galerinë e një prej hoteleve të njohur “Chuch Palace”.1

34568

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency