De Biasi dhe Shqipëria kalojnë në finale (Foto)

0
119

 

rTrajneri italo-shqiptar, Gianni De Biasi si drejtues i Kombëtares Kuqezi ka arritur një tjetër sukses, një tjetër rezultat surprizë.
De Biasi, tashmë i konsideruar si trajneri i mrekullive me Shqipërinë, të cilën e udhëhoqi drejt finaleve të Kampionatit Europian 2016, ka fituar së fundmi garën ndaj Fabio Auro, ndonëse ky i fundit një nga çiklistët më të shpejtë në botë, fitues i Vuelta të Spanjës dhe vendi i dytë në Xhiron e Italisë.

Trajneri i Përfaqësueses së Shqipërisë, në sondazhin e ngritur nga “Sportmediaset.it”, fitoi duelin ndaj Aru, me një rezultat të votimit që foli 53% në favor të De Biasit, në raport me 47% në favor të çiklistit, transmeton telesport.

Sfida e parë e trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë u mbyll dje me sukses, për të vijuar sërish në finalen që do të startojë më datë 28 dhjetor.

Pas përcaktimit të pesë fituesve të raundit të parë, që zgjat deri më 27 dhjetor, gara do të vijojë me përballjen me atyre deri më datë 30 dhjetor, për të përzgjedhur përfundimisht atë që sipas votuesve është për tu vlerësuar si protagonisti në arritjen sportive më të bukur të vitit 2015.

biasi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency