Standard.al

Bashkia e kryeqytetit/Koncerti “Krishtlindje në Tiranë”, artistët bashkë me qytetarët

 

 

krishtlindje-700x467Bashkia e Tiranës pasditen e djeshme organizoi koncertin “Krishtlindje në Tiranë” në sheshin “Nënë Tereza”. Për herë të parë, artistë shqiptarë e të huaj pritën së bashku me publikun festën e Krishtlindjeve në kryeqytet. Aktivitetet nisi nga ora 18:00, dhe vijoi me një program që u finalizua me interpretime të orkestrës frymore të Tiranës dhe korit të bashkuar. Në këtë koncert interpretuan tenori Armando Kllogjri, mexosoprano Ivana Hoxha, soprano Erinda Agolli, Orkestra Frymore e Tiranës dhe kori i bashkuar, nxënës të Shkollës Kombëtare Koreografike dhe mjeshtri koncertues, Panos Vlachos, dirigjent i parë i Orkestrës Frymore Athinë. Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, artistët interpretuan edhe pjesë të zgjedhura muzikore nga “Traviata”, “Turandot” dhe vepra të tjera të njohura operistike.

 

 

 

Comments are closed.