Avokati i Popullit/Ndalimi i ngacmimit moral, për herë të parë në Kodin e Punës

0
122

igli-totozani-avokati-i-popullit-22-e1448102270179Për herë të parë në Kodin e Punës përcaktohet ndalimi i ngacmimit moral, një propozim ky i bërë nga Avokati i Popullit, Igli Totozani. Duke vlerësuar ndryshimet e bëra në Kodin e Punës, z. Totozani shprehet se këto ndryshime janë sipas standardeve ndërkombëtare. Avokati i Popullit ka rekomanduar edhe kalimin e barrës së provës tek punëdhënësi kur pretendohet diskriminimi në punë, si dhe përcaktimin e rasteve të shkeljeve disiplinore si pjesë të kontratës individuale të punës. Avokati i Popullit ka sugjeruar përfshirjen për herë të parë në Kodin e Punës, të ndalimit të ngacmimit moral nga ana e punëdhënësit duke përfshirë disa garanci: Garantimi i sigurisë dhe i mbrojtjes së shëndetit mendor dhe fizik të punëmarrësve; Përfshirja e bilbilfryrësve në rastet e identifikimit të ngacmimeve morale të punonjësve; Barra e provës i takon punëdhënësit që të provojë se veprimet e tij nuk kishin për qëllim ngacmimin moral; Garancitë e punonjësve që denoncojnë raste të tilla që të mos kenë penalitete ose largime nga puna ose veprime diskriminuese.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency