A ju ndodh dhe juve kështu , në vend që të festoni grindeni ?!

0
113

 

 

ffA ju ka ndodhur edhe ju që për festa të ziheni me shumë me partnerin dhe njerëz të tjerë të familjes? Ky fenomen është studiuar dhe janë arritur disa konkluzione.

“Familjet grinden shumë gjatë festave të fundvitit për shkak të një gjendje që i mërzit ata kur janë të detyruar të jetojnë pranë njëri-tjetrit, pasi kanë kaluar të gjithë vitin të ndarë”, thonë studiuesit.

Gjatë Krishtlindjeve ose Vitit të Ri, njerëzit qendrojnë më gjatë me njëri-tjetrin në familje. Pjesëtarët e familjes bëhen shpesh nevrikë, sepse anatomia e tyre humbet për shkak të planeve në grup, lojërave dhe vakteve së bashku.

Profesoreshë Melanie Booth-Butterfield, një eksperte komunikimi nga Universiteti i Virxhinias, tha se grindjet ndodhin kur njerëzit kundërvihen për të rifituar pavarësinë e tyre.

Ajo tha se hiperprania ndodh kur dikush përballet me një dozë të madhe të jetës në familje menjëherë.

Hiperprania ndodh kur gjërat bëhen shumë të kontrolluara dhe të planifikuara; jeni bashkë në makinë, në dhomë dhe kudo tjetër. “Kështu krijohet ideja se nuk mund të shpëtoni nga ata njerëz dhe për të rimarrë pavarësinë tuaj, ktheheni në sulm”, shprehet ajo.

Profesoresha Booth-Butterfield tha se presioni në kohën e festave të fundvitit, vjen prej tre faktorëve; alkoolit, tualeteve dhe fëmijëve. Sa më shumë njerëz të mblidhen dhe sa më e vogël të jetë shtëpia, aq më i madh është presioni.

Çfarë mund të bëni?

Sipas profesoreshës, ka disa taktika që familjet mund të përdorin për të shmangur llojin e tensionit, duke filluar me të qenët më të qeshur dhe të mos ofendoheni shpejt.

Ju mund të bëni biseda të shumta me familjen gjatë vitit dhe jo një bisedë kryesore vetëm në fundvit.

Ajo tha: “Ka mënyra për të pasur biseda të ngjashme, por jo aq të mëdha. Shmangni frazën ‘kam pritur që të bisedojmë bashkë rreth kësaj’”.

Një tjetër këshillë është që të balanconi kohën që shpenzoni me familjen dhe të lini të afërmit të jenë vetvetja. Kjo u jep atyre kohën për të hequr qafe frustrimin dhe për të qenë më të dashur.

“Caktimi i detyrave te kushdo, është një ide e mirë, edhe për fëmijët. Shanset janë që ata të kenë përgjegjësi për të ndier rëndësinë e ditëve që jeni bashkë”, shprehet ajo.

Një problem i ndjeshëm janë celularët. Profesoresha thotë se nuk mund t’i bindni kurrsesi fëmijët t’i fikin ato gjatë gjithë kohës. Për shkak të ndryshimeve të brezave, ju duhet t’u lini të rinjve kohën të qëndrojnë të lidhur me shokët dhe shoqet e tyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency