70 vjet histori Krishtlindjesh/Në Gjermani, aty ku të gjithë janë të çmendur pas pemës festive

0
136

 

 ppeeKrishtlindjet pa pemë janë të paimagjinueshme për gjermanët. Kështu është prej më shumë se 100 vjetësh. Por disa gjëra kanë ndryshuar në vite. Sot ka më shumë konsum sesa reflektim.

 

Asnjë event tjetër kristian nuk festohet kaq intensivisht në Gjermani sa lindja e Krishtit. Edhe në mijëvjeçarin e tretë kalendari nuk mund të mendohet pa krishtlindjet. Kultura e festës, që ka evoluar gjatë shekujve, ka nxjerrë një simbol, pa të cilin festa do të ishte e paimagjinueshme, pemën e krishtlindjeve. “Pa pemën e Krishtlindjeve nuk mund të imagjinohet njerëzimi”, thotë historiani dhe arkeologu Peter Knierriem. Ai mendon për më tepër se pema e zbukuruar do të zërë vend edhe në zona, që nuk kanë të bëjnë me krishtlindjet. Knierriem është drejtor i muzeut Schloss Rochlitz në Saksoni dhe studjon prej më shumë se 20 vjetësh kulturën e krishtlindjeve. Eksponate të koleksionit të tij të madh ai i prezanton në muzeun e pallatit Lauenstein, rreth 40 kilometra në jug të Dresdenit. Ekspozita e posaçme “Kush tha natë e qetë – Krishtlindjet një udhëtim përmes dy mijëvjeçarëve të kulturës së kësaj feste”, zgjat deri më 7 shkurt 2016.

Traditë e re

Mënyra se si gjermanët i festojnë Krishtlindjet, është një traditë e re, thotë historiani në bisedë me DË. Bredhin e stolisur, pa të cilin nuk mund të mendohet sot asnjë dhomë gjermane, e hasim për herë të parë në shekullin e 15-të. Atëherë kanë qenë zejtarët ata, që mbushnin pemën duke e zbukuruar me ushqime. “Gjatë procesioneve me shumë zhurmë dhe hare këto pemë shëtiteshin nëpër rrugë. “Para 200 vjetësh gjatë periudhës Biedermeier, u bë zakon që një dru me formën e pemës të zbukurohej me degë shemshiri. “Pas gjithë këtyre zakoneve qëndron dëshira, që me degët e gjelbra të sfidohet periudha e ftohtë e vitit duke shprehur në këtë mënyrë shpresën për jetën”, thotë Knierriem. Pema e ndriçuar e krishtlindjeve ndeshet për herë të parë në shekullin e 19-të. Historiani tregon se ajo u përhap në vitin 1870 në luftën gjermano-franceze. “Në atë kohë mbreti Vilhelm, i cili u bë më vonë perandor, festoi në Versajë nën pemën e krishtlindjeve fitoren kundër Francës. Nëse mbreti e bën këtë, duhet të jetë diçka e mirë, tha populli dhe bëri të njëjtën gjë”.

 

Lufta tek bredhi

Pastaj pema e krishtlindjeve u vu gjithnjë e më shumë në qendër të festimit të krishtlindjeve në familje. Pas dhomave të borgjezisë, ajo pushtoi edhe kthinat e shtresave të thjeshta. Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore në 1914 përfshiu edhe bredhin e Krishtlindjeve: Pemët zbukuroheshin në mënyrë patriotike, thotë Peter Knierriem: “Të gjithë arsenalin e armëve të Luftës së Parë Botërore mund ta gjesh si dekoracion të bredhit në formën e dylbive, avionëve, granatave, minave detare apo anijeve luftarake”.

 

Tradita e dhuratave

Tradita e të dhuruarit erdhi më vonë. Ajo nisi fillimisht në mënyrë shumë modeste, tregon Tanja Roos, historiane për historinë ekonomike dhe sociale: “Midis vitit 1900 dhe Luftës së Dytë Botërore (1939) dhuratat për fëmijët ishin të vogla: kukulla të thurura vetë dhe lojëra të thjeshta me letra, topa, libra, lodra prej druri. Nën ndikimin e militarizimit para Luftës së Parë Botërore ka pasur lodra fëmijësh në formë ushtarësh dhe pushkësh”.

 

Bredhi i ndritshëm në kohën e nazistëve

Me ardhjen në pushtet të nacionalsocializmit politika ndërhyri edhe në festën tradicionale të krishtlindjeve. Festa u keqpërdor për qëllime ideologjike. “Qëllimi i pushtetarëve ishte që të dëbonin idenë kristiane nga kultura e festës, sepse ideologjia e tyre nuk mund të pajtohej me krishtërimin”, thotë historiani Peter Knierriem.

Kështu nazistët u përpoqën të ringjallnin zakonet gjermanike. Festa e krishterë duhej të kthehej në “julfest”, e cila kremtohej në Evropën veriore gjatë solsticit të dimrit. Bredhin e krishtlindjeve ata e quanin “bredh jul”. Simbolet e krishtera kryqi dhe ylli i Betlehemit u zëvendësuan me kryqin e thyer dhe diellin gjermanik.

 

Krishtlindjet në luftë

“Krishtlindjet e para të luftës ishin një element, të cilin propaganda mundi ta shfrytëzojë mirë”, shpjegon historiani nga Saksonia. “Ata ishin një apel drejtuar unitetit të popullit”. në 1943 prodhimi i zbukurimeve për bredhin u ndërpre, vazhdon ai. “Krishtlindja në luftë mund të jetë gjithmonë një element propagandistik, por qytetari normal ka prej kohësh mendimin e tij, kur e bën festën vetëm me një degë bredhi në vendstrehimin kundër bombardimeve. “Trishtimi mbizotëronte krishtlindjet e fundit të luftës, thotë historiania Tanja Roos. Shumica e artikujve të përdorimit të përditshëm nuk gjendeshin, ose ishte shumë e vështirë të gjendeshin. Kishte “ushqime zëvendësues” si elbi në vend të kafesë dhe mjaltë artificiale. Në këtë kohë të skamjesdhe luftës për mbijetesë dhuratat ishin gjëra pa rëndësi.

70 vjet pas përfundimit të luftës shumica e gjermanëve nuk e përfytyron dot më kohën e mangësive. Në shekullin e 21-të krishtlindjet janë bërë një festë kryesisht konsumuese. Por janë edhe momentet e qeta dhe reflektuese, sidomos kur familja mblidhet para bredhit dhe këndon këngë krishtlindjesh.

 

Festa në Betlehem

Festimet e Krishtlindjeve nisën në sfondin e akteve të dhunës

Të krishterët nisën dje festimet e Krishtlindjeve në Betlehem, me ardhjen në procesion të patriarkut latin përpara ceremonisë së përvitshme të meshës në mesnatë, në sfondin e akteve të dhunës midis palestinezëve dhe izraelitëve dhe kërcënimit në rritje të grupit të Shtetit Islamik (ISIS). Ndërsa dita duhet të niste me festime që do të kulmonin në mbrëmje në Bazilikën e Lindjes, vendi ku lindi Krishti, referuar traditës biblike, tre palestinezë u vranë në Cisjordaninë e pushtuar pas përpjekjeve për të vrarë disa izraelitë, në sulme të veçanta. “Në tre muaj, vala e dhunës, mjaft e pranishme në Izrael dhe në Territoret Palestineze, ka shënuar 128 palestinezë, 19 izraelitë, një amerikan si dhe një eritreas të vrarë”, sipas një bilanci të dhënë nga media. Kjo situatë me tensione të larta i ka dhënë një goditje të rëndë turizmit në Tokën e Shenjtë në përgjithësi, dhe veçanërisht në Betlehem, ku pelegrinët e huaj ishin të paktë në numër për të pritur procesionin e patriarkut latin, që niset nga Jeruzalemi dhe do të përshkon murin ndarës të ndërtuar nga Izraeli. Në mesin e personave të pranishëm në Sheshin e Grazhdit, epiqendra turistike në Betlehem e zbukuruar si zakonisht në këtë ditë festive, murgeshë Donatella, një besimtare italiane, pohoi se ishte e rëndësishme prania e saj në këtë vend, për të reaguar dhe dërguar një mesazh paqeje për Krishtlindje. Në mesin e një turme të shpërndarë, dhjetëra fëmijë palestinezë parakaluan duke kënduar në kor këngë festive

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency