UEFA Cana , ylli i EURO 2016

0
128

 

 

 

cana lorikUEFA ka publikuar një artikull për kapitenin e kombëtares kuqezi, të cilin e ka cilësuar si yllin e EURO 2016.

Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar një artikull për kapitenin e kombëtares kuqezi, të cilin e ka cilësuar si yllin e EURO 2016.

“Një lider, me prezencë të sigurt dhe i fuqishëm, mbrojtës i pamposhtur, Cana i është afruar 100 paraqitjeve me kombëtaren e tij. 32-vjeçari ka luajtur në Angli, Turqi dhe Itali dhe ka realizuar më shumë se 200 paraqitje në Francë”, shkruan UEFA.

Pas Canës vetëm Etrit Berisha dhe Taulant Xhaka kanë luajtur rregullisht. Sipas UEFA-s, Cana ka mbuluar zbrazëtinë e lënë nga ish-kapiteni i “Shqiponjave”, Besnik Hasi, i cili u pensionua në vitin 2007, përcjell “Gazeta Express”.

“Ai e njeh mirë Francën – pasi ka luajtur për Paris Saint-Germainin dhe ishte kapiten i Marseille. ‘Do të jetë gjë e mirë’, tha Cana kur zbuloi se Shqipëria ndeshjet e EURO 2016 do t’i zhvillojë në Stade Velodrome”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency