Raul: Në të ardhmen do të jem trajner i Realit

0
118

 

 

raulLegjenda e Realit të Madridit, Raul Gonzalez, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e kthimit te Los Blancos si trajner, në të ardhmen. 38-vjeçari u pensionua nga futbolli në nëntor, pasi i ndihmoi New York Cosmos që ta fitonte titullin e “North American Soccer League” Ai ka luajtur te Mbretërit gjatë viteve 1994-2010 duke fituar 16 tituj, ndërsa ka shënuar 323 gola për klubin madrilen. “A do ta trajnoj Real Madridin? Kjo është pyetja kryesore që ma bëjnë këto ditë. Por, mendoj se nuk është koha e duhur që ta bëj tani”. “Akoma nuk i kam marrë licencat për trajner dhe mendoj se ka shumë kohë. Real Madridi është shtëpia ime, klubi më ka dhënë gjithçka si lojtar. Real Madridi është pasioni im dhe jam i sigurt se dikur në të ardhmen do të përfundoj aty”, – citon “AS” fjalët e Raulit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency