Rama mospërfillës ndaj Shpëtim Idrizit,nuk dihet se ku e ka strukur veten

0
112

 

 

rrShpëtim Idrizi, ka dy javë që nuk duket në tryezat e koalicionit të majtë, ku e ka strukur veten që në zgjedhjet lokale duke marrë një vendim politik pa u vendosur me forcën që përfaqëson komunitetin çam në Shqipëri.

 

Pas kërcënimit të verës se do të largohej ku kërkonte post ministror, ai kërcënoi edhe me zgjedhje të parakohshme, duke u sjellë në dufmën e vapës si një lojtar që nxehte edhe më lojën.

Por ç’ndodhi? Edi Rama, jo vetëm që nuk i mori për bazë kërkesat e Idrizit, por Partinë, Drejtësni, Integrimin dhe Unitetin, e ka kthyer të njëjtë me atë të komunistëve konservatorë të Marko Dajtit, të cilëve u ka dhënë vetëm një drejtori, por që nuk punësojnë dot asnjeri. Siç mësohet, Edi Rama nuk komunikon prej kohësh me Idrizin, madje edhe Taulant Balla nuk ia hap telefonin, duke e katandisur si një zyrtar periferik Peqini.

Drejtori i Arkivit të Shtetit, që përfaqëson një parti inekzistente e ka mbushur institucionitn që drejton me njerëz të tij, kur dihet mirë që forca e tij politike as emrin nuk ia mban mend kush.

Ndërkaq, kryetari i një grupimi politik komunitar, i cili përfaqëson më shumë se një politikë apo koncept programor, një ndërgjegje dhe kujtesë kombëtare, e ka kthyer partinë në një formacion njerëzish që bëjnë deal për pilaf dhe batanije.

Ka që prej zgjedhjeve lokale që komuniteti çam ndjehet i keqpërfaqësuar, qoftë edhe nga keqpërdorimi tej kontekstit i shprehjes “çam bëhesh nuk lind”, kur dihet mirë dhe duhet të dihet mirë pa sarkazëm jashtë vendit, se PDI e më pas PDIU u krijuan si forcë politike kombëtare që përfaqëson dhe mbron interesat e komunitetit çam. Thënë shkoqur, kur politika shqiptare nuk miratonte dot një rezolutë në Parlament për të drejtat e popullsisë çame, një grup patriotësh menduan që përfaqësimi në një forcë politike, është lobim i domosdoshëm për të ngritur dhe shtruar për zgjidhje, madje edhe elaboruar problemet dhe interesat e kësaj popullsie.

Por që prej më shumë se dy vjetësh, “pazari” ka rënë duke e kthyer PDIU-në si një fraksion të partizave që u larguan nga Nard Ndoka dhe lëvizin sa andej e këtej për të kapur një kafshatë pushteti.

Në fakt kjo performancë, është historia e Shpëtim Idrizit, që nuk ngjan aspak me historitë e burrave të fortë çamë që ndër vite kanë treguar forcë, kurajo, ndershmëri e mbi të gjitha punë me djersën e ballit.

Shpëtim Idrizi, mbahet mend që kur ishte rezervë e “17 Nëntorit” të Tiranës, që prishi pazaret e ekipit kur shënoi gol ndaj Lushnjes, pikërisht kur çunat e kishin lënë që skuadra lushnjare të mos e pësonte dhe të binte nga kategoria.

Dikush i kishte thënë “Çimit” të luante vetëm apo vërtetë luajti vetë?! Nejse, kjo pak rëndësi ka, thjesht tregon një anë karakteri, ajo që aktualisht shtrohet për zgjidhje është se zemërimi i komunitetit çam ndaj derexhesë së rëndë të përfaqësimit, duhet kanalizuar në mënyrë imperative. Votat që ka marrë, regjenti aktual i PDIU-së kurrë nuk i ka justifikuar që kur kërceu nga Partia Socialiste duke u hequr si çam 24 karatësh.

PDIU është lobim politik komunitar dhe nuk ka lidhje me karikaturën se “çam bëhesh rrugës”. Çamët janë shqiptarë safi dhe nuk kanë krijuar formacionin e tyre politik që të ndajnë shqiptarët, por të ndihmojnë veten dhe kombin që të realizohen të drejtat e nëpërkëmbura nga Greqia, por edhe të krijohet një rekord politik që do të sensibilizojë aktorët dhe faktorët politikëbërës.

U premtua nga Idrizi që në Parlamentin Europian do të krijohej lobi për çështjen çame, por në fakt Idrizi më shumë udhëton në Stamboll për bizneset e tij sesa në Bruksel dhe Strasburg.

Me çamët nuk mund të sillesh si dikur me Traktorin e Lushnjës: nuk do të na e falin brezat.

 

P.s. Mbrëmë Kryeministri Rama shkarkoi nga detyra e kryetarit të Kulteve, krahun e djathtë financiar të Shpëtim Idrizit për qëndrime radikale në këtë institucion

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency