Mirditë/Totozani mbështet ndërtimin e banesave për komunitetin rom dhe egjiptian

0
107

 

 

ttttttttttttttttttttttttttttAvokati i Popullit, Igli Totozani, vlerëson punën e bërë nga Bashkia Mirditë për rikonstruksionin e 15 banesave të komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe kontributin dhe angazhimin personal të ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, për këtë çështje. Avokati i Popullit nëpërmjet një deklarate për mediat pasditen e së martës, pohon se mbështet çdo iniciativë që i vjen në ndihmë grupeve të margjinalizuara dhe në nevojë. Avokati i Popullit, Totozani, e konsideron si mjaft të rëndësishëm shtimin e fondit për programin e përmirësimit të kushteve të banimit për komunitetin rom dhe egjiptian në njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2016 dhe nxit autoritetet që të materializojnë këto projekte. Gjithashtu, ai përsërit edhe një herë mesazhin drejtuar kryetarëve të bashkive në të gjithë Shqipërinë, që të trajtojnë me dhembshuri dhe të garantojnë vendstrehime në këto ditë të ftohta dimri, për të pastrehët dhe të pamundurit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency