Itali/Arrestohen 5 shqiptarë me 135 kg marijuanë

0
131

 

 

 

ccPesë shqiptarë u arrestuan dhe 135 kg marijuanë u sekuestruan në Biella të Italisë. Ky është bilanci i operacionit të përbashkët anti-drogë të karabinierisë dhe policisë italiane, të dielën e kaluar, i cili u bë publik të enjten nga mediat italiane.

Pas sinjalizimeve te marra, u ndalua një makinë e tipit Fiat Punto, në bordin e së cilës ndodhej një çift që posedonte 90 qese plastike me 88 kg marijuanë. Ata nuk bënë asnjë reagim apo kundërshtim në momentin e arrestimit. Pas kontrolleve në shtëpinë e tyre, në Torino  u zbulua sasia tjetër e drogës dhe policia italiane vuri në pranga dhe tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe një grua. Aktualisht të pestë shqiptarët ndodhen në burgun e Verçellit në Torino dhe Ivrea. Sasia e drogës, që kapte vlerën e 300 mijë eurove, pas përfundimit të procedurave të hetimit gjyqësor, do të digjet

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency