Emocionuese kjo, 3-vjeçarja i shpëton jetën mamasë shtatzënë

0
122

 

 

Emma-1“Mamaja ka rënë nga shkallët dhe ka një fëmijë në bark”. Alarmin Sos, përmes një operatori të numrit të emergjencës 999 në Britaninë e Madhe e ka dhënë një fëmijë 3 vjeç, e quajtur Emma, e cila pasi ka qenë e pranishme në incidentin shtëpiak në të cilin e ëma humbi ndjenjat, ka telefonuar dhe ka sjellë një ambulancë për ta shpëtuar gruan, e cila ishte në muajin e 8 të shtatzënisë.

Për këtë provë heroike, Emma ka marrë një medalje. Banore në Somerset (Britani e Madhe), Emma ka treguar një kurajë të madhe. Kur ka parë mamanë e saj të shtrirë në tokë, të lënduar në kokë, nuk e humbi toruan, por u kujtua që në rast emergjence ishte një numër telefoni për të marrë, 999. Nga ana tjetër e receptorit, operatorja Sarah, kur ka kuptuar situatën e rëndë, e ka qetësuar dhe e njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë. Një muaj pas atij incidenti, vëllai i vogël i Emma-s lindi dhe e vogla u celebrua si një heroinë, duke marrë dhe një medalje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency