Deklarata e OSHEE-së/Nuk ka rritje tarifash për dritat në vitin 2016

0
140

 

 

ooooooTë paktën deri më korrik të vitit të ardhshëm nuk do të ketë ndryshim në çmimin e energjisë me pakicë në vend. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka deklaruar se nuk do të aplikojë për një rritje të çmimit, si pasojë edhe e ecurisë pozitive të arkëtimeve, ndërkohë që OST apo KESH, të cilët parashikojnë një plan më të lartë investimesh, megjithatë nuk duket se do të kërkojnë një tarifim më të lartë për shërbimin e tyre të transmetimit apo të prodhimit.

Kështu, Enti Rregullator i Energjisë duket se do të lejë në fuqi automatikisht tarifat për tregun e energjisë në të njëjtin nivel si gjatë vitit 2015. Rishikimi i tarifave pritet, ndërkohë, të kryhet në fund të gjashtëmujorit të parë 2016, kur secila nga kompanitë energjetike të ketë dorëzuar zyrtarisht bilancet. Po kështu, ERE do të presë të analizojë impaktin në treg të ndryshimeve të reja ligjore, para se të marrë në shqyrtim ndryshimin apo jo të tarifave. Tarifat aktuale janë si më poshtë: KESH shet energjinë me 1.45 lekë/kwh tek OSHEE. OST tarifon 0.65 lekë për çdo kilovatë-orë që transmetohet. OSHEE aplikon tarifë unike për familjet 9.5 lekë për kwh. Për bizneset çmimi i energjisë varet nga tensioni ku është lidhur dhe llojit i biznesit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency