Tiranë , tentoi ti vinte flakën të moshuarit arrestohet gruaja

0
123

 

 

ffffNjë grua është arrestuar sot në flagrancë, në Tiranë, pasi  tentoi t’i vinte flakën një të moshuari. Ngjarja ka ndodhur në drekë, teksa e arrestuara Afërdita Kanto, 57 vjeçe banuese në Kombinat, pati një konflikt me një të moshuar M.H 77 vjeç.

Ajo kishte me vete edhe një shishe me lëndë djegëse benzinë dhe ia hodhi në trup të moshuarit në përpjekje që t’i vinte flakën.

Fatmirësisht, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke parandaluar ngjarjen e rëndë. Kanto është arrestuar dhe pritet të japë përgjigje për ngjarjen.

Sipas Policisë, Kanto dhe i moshuari kishin një konflikt pronësie prej vitesh në zonën e Yzberishtit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency