Kisha e Trinisë së Shenjtë ndodhet në një pozicion të pazakontë

0
122

 

 

kisha-ruseKisha e Trinisë së Shenjtë për shkak të largësisë së saj dhe pozicioni të pazakonshëm po tërheq vëmendjen e të gjithë besimtarëve të tyre.

Anëtarët e bazës uruguaiane në Antarktik, gazetarët dhe mysafirët tjerë, gjatë javës së parë të dhjetorit kanë vizituar

Kishën e Trinisë së Shenjtë ruse në ishullin e Mbretit George.

Prifti u ka folur mysafirëve se si është ndërtuar kisha dhe u ka mbajtur fjalim edhe lidhur me kishat ortodokse dhe krishtere të shekullit 21.

Projekti ambicioz i ngritjes së kishës së përhershme apo manastirit në Antarktik ishte paraqitur gjatë vitit 1990. Organizata e bamirësisë e quajtur “Tempull për Antarktik”, ishte miratuar nga patriarku i atëhershëm rus Aleksit të tretë, pas së cilës ishin mbledhur donacione nga e gjithë Rusia.

Kisha është ndërtuar në stilin tradicional rus. Ka konstruksion nga druri dhe është e lartë rreth 15 metra dhe mund të pranojë deri në 30 besimtarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency