Elson Daci, pranon para uniformave blu se vrau Valmir Kolaverit dhe plagosi villain e tij

0
106

 

fhfghfElson Daci ka pranuar në polici vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij Robert Kolaveri më 4 nëntor në një lokal në Bathore.

27-vjeçari Daci u arrestua mbrëmë rreth orës 23:30 nga policia në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim. Gjatë arrestimit, atij iu gjet në dhomën e hotelit pistoleta që dyshohet se me të cilën kishte kryer krimin.

Konflikti mes dy vëllezërve Kolaveri dhe Elson Dacit nisi për prishjen e pazareve të trafikut të qenieve njerëzore në Francë dhe Britani të Madhe.

Vrasja e 4 nëntorit ndodhi në një lokal në zonën e Bathores në kryeqytet, ku dy vëllezërit dhe autori fillimisht ishin bashkë dhe më pas patën një sherr verbal.

Daci u largua nga lokali për t’i zënë pritë dy vëllezërve kur dolën jashtë, duke hapur zjarr ndaj tyre. Konflikti mes vëllezërve Kolaveri dhe Dacit kishte nisur disa kohë më parë në Francë, ku policia dyshon se të dy palët merreshin me trafik të qenieve njerëzore nga Franca në drejtim të Anglisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency