Çmimit “Charlemagne 2016”, e fitoi…

0
138

 

pPapa Françesku është fituesi i çmimit “Charlemagne 2016”, një vlerësim i përvitshëm, i cili u jepet personave të shquar për mesazhet e bashkimit dhe integrimit në Europë.

Në një kohë kur shumë qytetarë europianë kërkojnë një pikë referimi, Ati i Shenjtë jep mesazhe shprese dhe kurajoje. Ai është një zë i ndërgjegjes, shkruhet në motivacionin e çmimit.

Papa Françesku u shpreh i kënaqur për çmimin e marrë dhe nënvizoi se do të përfaqësojë forcën e kurajos. “Në një kohë kur flitet për luftën e tretë botërore, e mirëpres këtë çmim dhe do të impenjohem për paqen në Europë e në Botë”, shtoi Ati i Shenjtë.

Çmimi “Charlemagne” jepet që prej vitit 1950 në qytetin gjerman Ahen, por këtë vit do të dorëzohet në Romë. Papa Françesku është i dyti At i Shenjtë që merr çmimin “Charlemagne”, pas Papa Gjon Palit II, në vitin 2004.

Disa nga personazhet e shquar që e kanë fituar këtë çmim në të shkuarën janë, Uinston Çërçill, Fronsua Miterran, Bill Klinton, Martin Shulz apo kancelarja gjermane Angela Merkel.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency